Avokati i Popullit mazhoranca kalon e vetme kandidaturat
Opozita le mazhorancen te shqyrtoje e vetme relacionet mbi perzgjedhjen e kandidaturave te derguara ne Kuvendin e Shqiperise per plotesimin e vendeve vakante ne Komisionin e Sherbimit Civil si dhe relacionet mbi shqyrtimin e kandidaturave per komisioner ne institucionin e Avokatit te Popullit. Partia Socialiste ka braktisur sallen e Komisionit te Ligjeve me pretendimin se nuk ishte e informuar ne kohe ne lidhje me kete procedure dhe ka kerkuar shtyrjen e mbledhjes. Nuk kemi rend dite tjeter. Na kane njoftuar diten e premte me telefon per kete ceshtje dhe na kane thene se dokumentet i kemi ne kutine postare. Jemi njohur me permbajtjen e tyre vetem sot ne oren 900 tha Bashkim Fino.
Pasi u njohen me relacionin ne fjale Komisioni i Ligjeve me anetaret e mazhorances konstatoi se te gjitha kandidaturat plotesonin kriteret ligjore dhe vendosi tia dergoje ato per miratim Seances Plenare. Kandidaturat per komisioneret e institucionit te Avokatit te Popullit jane Florina Nuni Artur Lazerbeu Alma Vokopola Anila Nepravishta Sotiraq Nushi Arben Shkembi. Nga keto gjashte kandidatura vetem tre prej tyre do te zgjidhen si komisionere te Avokatit te Popullit. Mes kandidaturave per anetare te Komisionit te Sherbimit Civil eshte edhe ish-deputeti demokrat Ramiz Coba. Faik Sula Manushaqe Hilej Pellumb Beqiraj Fatmir Tafaj dhe Pjeter Beleshi jane kandidaturat qe do te votohen ne seance plenare si anetare te Komisionit te Sherbimit Civil. Institucioni i Avokatit te Popullit ndodhej ne krize prej afro tete muajsh. Mes gjashte kandidaturave qe jane shqyrtuar dje ne Komisionin e Ligjeve vetem me miratimin e mazhorances tre do te mund te zgjidhen si komisionere. Sipas ligjit nese deri pas dates 7 nentor nuk eshte zgjedhur Ombutsman-i i Shqiperise sic quhet ne gjuhen nderkombetare atehere ky institucion do te duhet te drejtohet nga komisioneri me moshe me te madhe. Kuvendi do te duhet te miratoje tri nga gjashte kandidaturat te cilat do te zevendesojne komisioneret qe tashme u ka mbaruar mandati. Kjo ceshtje ka ne thelb dy pasoja te rendesishme te cilat ndikojne si ne ekuilibrin e institucioneve te pavarura por edhe ne sfidat politike te numrave ne Kuvend. Keshtu Avokati i Popullit qe duhet te zgjidhet sipas Kushtetutes kerkon tri te pestat e votave te Kuvendit te cilat mazhoranca nuk i ka e vetme ndaj do te duhet te arrije ne kompromis me opoziten. Por zgjedhja e komisionereve te rinj mund te behet me shumice te thjeshte megjithese ligjerisht ende nuk eshte shume e qarte. Kjo sepse ne ligjin per Avokatin e Popullit nuk specifikohet menyra e zgjedhjes se komisionereve te ketij institucioni. Konkretisht nese deri me 7 nentor Kuvendi nuk do te arrije te miratoje komisioneret e rinj nga te cilet njeri do te komandohet ne detyren e Avokatit te Popullit atehere ky institucion i vendosur ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise rrezikon te degradoje pasi cdo mundesi drejtimi i tij nuk do te kishte baze ligjore. Pra meqe kemi te bejme me nje ultimatum kushtetues mazhoranca do te perpiqet qe ti miratoje komisioneret ne nje procedure te pershpejtuar e cila sipas te gjitha gjasave nuk do te kaloje lehte nga opozita.