Importuesit e misrit serb protestojnë

Importues kosovarë të misrit dhe nënprodukteve të tij nga Serbia kanë protestuar sot duke bllokuar terminalin në Podujevë, ngaqë mallrat e importuara nga Serbia u kishin mbetur katër ditë në këtë terminal.
Vendimi që ndalon importimin e misrit nga Serbia është ndryshuar dhe misri do të lejohet të futet në Kosovë pas analizave që do t’i bëhen, kurse Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinës iu ka kërkuar falje importuesve, por ka deklaruar se pa bërjen e analizave nuk do të mund të futen në qarkullim ato produkte.
Importimi i misrit, me vendim të Agjencisë së Ushqimit dhe të Veterinës u ndalua më 14 dhjetor. Shfuqizimi i vendimit u bë pas konsultimeve me qendrat homologe rajonale dhe veprimet e ndërmarra nga ta./Indeksonline/