E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbipopullimi i administratës rishikohet në mot

Reforma në administratën publike mbetet sfida kryesore për ministrin Mahir Yagcilar. Në konferencën përmbyllëse për punën e vitit 2012, ministri i Administratës Publike ka thënë se do të presin rezultatet e zbatimit në praktikë të legjislacionit të miratuar këtë vit. Vitin e ardhshëm, sipas tij, do të ketë një pasqyrë më të qartë për stafin dhe për të bërë një klasifikim më të mirë të vendeve të punës.

Kritikave për mbipopullimin e administratës publike, që kishin ardhur nga raportet e huaja për Kosovën, por edhe nga vetë anëtarët e kabinetit qeveritar, ministri Yagcilar u është përgjigjur me premtimin se do ta rishikojnë këtë problem në vitin e ardhshëm, pas riorganizimit.

Ministria ka shpenzuar gjatë këtij viti 82 për qind të buxhetit të saj në dispozicion, ndërsa në plan për vitin e ardhshëm është edhe ndërtimi i hapësirave për shumë institucione të varura nga buxheti i Kosovës./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›