E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria serbe pranon sugjerimet e biznesmenëve nga veriu

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Aleksandar Vulin ka biseduar sot në pjesën veriore të Kosovës me biznesmenët serbë, me ç’rast i ka njoftuar ata se në të ardhmen do të kenë mundësi të paraqesin sugjerime për vazhdimin e dialogut me Prishtinën në Bruksel.

Pas takimit dyorësh, ai u tha gazetarëve se në të ardhmen për jetën e serbëve të Kosovës nuk do të vendoset pa pjesëmarrjen e tyre politike dhe teknike dhe se biznesmenët do t’i japin sugjerimet e tyre për vazhdimin e dialogut në Bruksel.

Vulin ka thënë se është diskutuar edhe për marrëveshjen IBM. Më tutje, siç raporton agjencia Beta, Vulin ka njoftuar se është biseduar edhe për protestat që i organizojnë biznesmenët dhe qytetarët e pakënaqur me pjesë të marrëveshjes IBM./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›