Impotenca seksuale, në radhët e të prekurve tani edhe 18-vjeçarët
29/02/2012 Krahas faktorëve psikologjikë ndikojnë duhani, alkooli, drogat e kequshqyerja
Sëmundja e impotencës seksuale po shtohet ndjeshëm në radhët e meshkujve shqiptarë. Mjekët konsiderojnë si më shqetësues faktin e uljes drastike të moshës së meshkujve që preken nga kjo sëmundje. Sipas të dhënave të raportuara nga strukturat shëndetësore mbi rastet e evidentuara, konfirmohet se, nëse 20 vjet më parë komplikacionet e impotencës seksuale shfaqeshin te moshat e rritura mbi 50 vjeç, sot fatkeqësisht ky tregues ka zbritur në kufij të konsiderueshëm, duke u klasifikuar si një shqetësim më vete. Kjo pasi të dhënat tregojnë që në listën e të prekurve nga kjo sëmundje po shfaqen edhe moshat e reja 18 apo 20-vjeçare, që gjithnjë e më shumë po u drejtohen mjekëve andrologë për trajtimin përkatës. Lidhur me këtë problematikë mjeku androlog Evin Dani shprehet: “Tashmë është dhe një sëmundje e moshave të reja. Ka dhe 18 vjeç. Për herë të parë ka ardhur pasi ka dështuar që në aktin e parë seksual. Ka dështuar jo se ka pasur problem serioz. Nga emocionet që mund të përjetojë dështon. Këto janë të shpeshta te çiftet e reja, të martuar apo jo. Kjo është një traumë, është një problem. Po ndodh një e çarë e madhe ndërmjet çiftit, që mund të rrezikojë vazhdimësinë e jetesës." Duke iu referuar shkaqeve që ndikojnë në shfaqjen e kësaj sëmundje tek të rinjtë, mjeku konfirmon se krahas faktorëve psikologjikë pengesë në shfaqjen e këtyre komplikacioneve bëhen edhe faktorët stimulues që kanë të bëjnë me konsumimin e duhanit, alkoolit apo drogave. Një tjetër tregues problematik në këtë rast bëhet edhe kequshqyerja apo mbipesha e fituar si pasojë e kequshqyerjes, të cilat po ashtu ndikojnë negativisht në shfaqjen e kësaj sëmundjeje, e cila prek të gjitha moshat. "Shkaqet e moshave të reja kryesisht janë faktor psikologjikë që kalon mashkulli apo dhe mënyra e jetesës së tyre. Kemi të bëjmë, pra, që në rastin e këtyre meshkujve konsumimi i tepërt i duhanit, i alkoolit apo konsumimi i drogave. Mbipesha është një nga faktorët kryesorë dhe po shohim që popullsia më e re ka filluar të ketë mbipeshë", - shton më tej mjeku androlog Evin Dani. Sipas tij, impotenca seksuale konsiderohet si një sëmundje që përfshihet në grupin e sëmundjeve kronike dhe, si e tillë, ka nevojë për mjekim me medikamentete të caktuara gjatë gjithë jetës. Ndërsa tek të rinjtë që preken herët nga kjo sëmundje, ku si shkaqe evidentohen faktorë të jashtëm psikologjike apo socialë, përdoren kura të përkohshme deri në zgjidhjen e problemit.
Sportelet e dedikuara për biznesin do të jenë të hapura gjatë gjithë javës dhe do të kryejnë procedurat e informimit për taksat dhe tarifat vendore, pagesat e detyrimeve, regjistrimin e biznesit si dhe pajisjen me leje e licencë, që Bashkia e Tiranës lëshon në fushat përkatëse. Lejet dhe licencat që kërkohen për aktivitete të veçanta ekonomike që do të merren në vijim dhe procedurat e shqyrtimit të dokumentacionit do të zgjasin nga 7 deri në 10 ditë. Pas reduktimit të 60 taksave dhe tarifave vendore krijimi i sportelit unik për lejet dhe licensat është një hap tjetër i ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës për të përmirësuar klimën e biznesit.