Imunitetet, EURALIUS dhe PACA: Gjykata e Lartë duhet të depolitizohet
Tiranë- Çështja e imuniteteve nisi diskutimet sot për me grupet e interesit, në një mbledhje maratonë në Këshillin e Legjislacionit dhe Komisionin e Ligjeve.
Deputetë, konstitucionalistë dhe zyrtarë të tjerë në fushën e Drejtësisë kanë drejtuar një sërë pyetjesh për hartuesit e draftit që mbështet PD, PACA dhe EURALIUS, teksa kanë dhënë opinionet e tyre krerët e Drejtësisë dhe konstitucionalistët.
PACA për të treguar se të dy draftet janë të mira iu referua një shprehje të përdorur ndërkombëtarisht kur tha se ka shumë rrugë për të shkuar në Romë teksa shtoi se zgjedhja u takon deputetëve shqiptar.
‘Të dyja draftet janë të mira, njëri ka imunitet për arrestin tjetri duhet të hiqet që të lejohet arresti. Sigurisht që gjërat deri në momentin e fundit mund të zbukurohen dhe përmisohen’-tha përfaqësuesi i PACA, Tilman Hoppe.
I pyetur nga deputeti socialist Fatmir Xhafaj nëse ekspertët ishin ndikuar nga qëndrimi i opozitës për reformimin e imuniteteve përmes ndryshimeve kushtetuese dhe se përse ishte hartuar pikërisht ky draft përfaqësuesi i PACA-s, Tilman Hoppe në komison u përgjigj: ‘Kemi menduar dhe arsyetuar në mënyrë të pavarur dhe autonome dhe mund të ketë koincidenca. Duhet të rregullohet duke ndërhyrë në Kushtetutë’- tha ai duke shtuar se i janë referuar ekspereincave nga vende të ndryshme në konsultim me shumë ekspertë të fushës.
Komenti i përfaqësuesit të EURALIUS, Joaquin Urias lidhur me përkufizimin për gjyqtarët, çka iu kërkua nga zoti Xhafa, ishte se e vetmja pjesë ky ndryshojnë dy draftet është përkufizimi për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë. Ku sipas misionit drafti i tyre ka parë drejt një prespektive që gjyqtarët e Gjykatës së Lartë nuk do të zgjidhen më nga Kuvendi por në rrugë gjyqësore.
‘Sipas këndvështrimit tonë e kemi bërë këtë bazuar në prespektivën se Gjykata e Lartë të jetë një gjykatë karriere. Besojmë se herët a vonë duhet të jetë si gjithë të tjerat brenda karrierës së gjyqësorit. Në Shqipëri ka një veçori të veçantë se gjyqtarët e Gjykatës së Lartë zgjidhen nga parlamenti. Prandaj në propozimin e EURALIUS kanë të njëjtin pozicion si gjyqtarët e tjerë. ‘-tha Urias .
Sa i takon çështjes se nëse parlamenti duhet të njoftohet para apo pasi deputeti është arrestuar eskperti i EURALIUS shpjegoi se sipas tij të gjitha grupet janë dakord për të kufizuar imunitetin: deputetët duhet të jenë njësoj si gjithë të tjerët por s’duhet të privohen apo të arrestohen sepse ndikon në funksionin e parlamentit.
‘Jam i kënaqur me të dyja propozimet. Sot duhet të vendosni për dy mekanzima që ta zbatoni këtë ide: Mekanzimi 1: zbatimi i imunitetit që në fillim arrestohet dhe më pas vendos parlamenti nëse është i ligjshëm apo jo, i dyti në parim s’mund të arrestohet po nevojitet autorizimi i parlamentit. Mesa kuptoj unë është një diferencë e vogël. Sistemi i dytë për autorizim është më i njohur në Shqipëri dhe i mbron deputetët, prandaj në lidhje me këto mekanizma janë të afërta me njëri-tjetrin’.
‘Një ditë në Gjykatën e Lartë gjyqtarët të vijnë ngë Këshili i Lartë i Drejtësisë. Duhet ta ketë ky të drejtën t’i emërojë apo për heqjen e imunitetit apo mbrojtjen nga arrestimet. Nëse ja japim këtë kompetence parlamentit rritet varësia, ndaj duhet të depolitizohet Gjykata e Lartë dhe kjo është shumë e rëndësishme. Kemi pasur synimin që Gjykatë e Lartë të futet brenda sistemit të gjyqësorit’- tha EURALIUS duke theksuar se kjo nuk nënkupton se duhen prekur edhe nene të tjera por që ky sistem duhet të adresohet.
Sipas ekpertit të EURALIUS nëse do të ishte në vendin e ligjvënësve shqiptar do të pyeste ekpertët se çfarë duhet të bënin dhe nuk kurseu as disa çështje që nga ana teknike nuk është plotësisht dakord, çështja e shpifjes.
‘Në të dy propozimet thuhet se deputetët nuk mund të ndiqen për opinionet e tyre përveç shpifjes, përvoja evropiane tregon se kur deputetët ndiqen është për shkak të shpifjes. Prandaj nëse doni që deputetët të mbrohen nga ajo që thonë s’duhet të lejoni që të ndiqen edhe për shpifje. Është më mirë të kesh rrezikun se një deputet të thotë diçka të papërshtashme sesa një parlament ku nuk lejohet liria e fjalës, ju ftoj si deputet që të mendoni për të’-tha përfaqësuesi i EURALIUS.
Ai shtoi se nëse një deputet thotë se një tjetër është i korruptuar dhe një gjyqtar ndërhyn për ta vërtetuar nëse është e vërtetë apo jo nuk është e rëndësishme nëse ai do të ndiqet por si do të ndiqet. ‘Sepse nëse ju thoni dhe duhet të paguani 3 milionë euro ndoshta pagesa e 3 milionë euro është një masë që e merrni përsipër para se të rrini tre muaj burg. Prandaj s’është çështje e ndjekjes civile apo penale, por lejoni gjyqtarët të ndërhyjnë në debatin e lirë të parlamentit. Prandaj një depuetet s’duhet të privohet nga liria dhe të pengohet debati i lirë. Është çështje balancimi dhe ekuilibrimi që duhet të vendosni si deputetë’.
Ndërkaq ekspertë lidhur me kontrollin e banesës së deputetit tha se propozon që ndalimi për kontrollin e banesës të përfshihet në kodin e proçedurës dhe jo në Kushtetutë pasi në këtë formë, siç tha eksperti i EURALIUS, nuk do të ketë pengesa për prokurorinë.
Sa i takon pakicës dhe shumicës në Kuvend për të votuar heqjen e imunitetit nëse zyrtari është arrestuar PACA tha se kjo është një çështje që i takon vetë deputetëve teksa kërkoi një rrugë të mesme pasi eksperiencat që ka ofruar ‘funksionimi i kuvendit’ janë të ndryshme.
Institucionet e Drejtësisë: Imuniteti të hiqet por mbrohen institucionet
Paneli i dytë që foli sot në mbledhjen për heqjen apo kufizimin e imuniteteve për zyrtarët e lartë ishin edhe krerët e institucioneve më të rëndësishme të Drejtësisë në vend.
Kryeprokuroja Ina Rama tha se imuniteti ka qënë një pengesë por ai duhet të rregullohet në mënyrë të tillë që termat në draft të jenë të mirëqartësuar në mënyrë që të mos ketë keqinterpretime të tyre, siç solli si shembull termnin ‘paramendim’ që aplikohet në jurisprudencën tonë ka konatacionin e një procedimi penal për vrasje me paramendim.
Avokati i Popullit Totozani tha se problemi është se përvoja ka treguar se ka tendenca nga subjekte e monitoruara si p.sh policia për të bërë një presion abuziv ndaj nesh. ‘Keni një rast me Avokatin e Popullit në komisariatin e Shkodrës. Pacënueshmëria le të hiqet që ka të bëjë me individin, por për papërgjeshmërinë e ushtrimit të vullnetit është mirë të kemi imunitet’.
Ndërkohë që kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj tha se institucioni ka bërë kallzime në prokurori sa ç’janë bërë 3 vjet më parë të marra së bashku duke thënë se s’ka nevojë për imunitet për të kryer funksionin e tij.
Konstitucionalistë: Gjykatësve të mos u hiqet
Paneli i tretë me konstitucionalistë propozuan që ose të ketë një propozim paraprak për heqje imuniteti për gjyqtarët, ose t’i hiqet në një fazë të mëvonshme pasi rrezikon punën e tyre për të mos u ndikuar. Juristët thanë se lind nevoja për të garantuar mbrojtjen e këtyre institucioneve për shkak të detyrimeve që kanë, përshembull një polic dëmton diçka dhe ai i faturohet institucionit që përfaqëson. Sipas tyre problemet që u ngriten sot për një mbrojtje funksionale të Avokatit të Popullit dhe KLSH ka ende kohë për vendimarrje, ‘nuk bëhen me një të shtyrë-thanë ata. Ata shtuan s’është kryesorja mbrojtja e deputetit por funksionimi normal i Kuvendit.
Ndërkohë që dje pas debateve të shumta u ra dakord që relator për Partinë Socialiste do të jetë Pandeli Majko ndërsa për demokratët Edi Paloka.
/IDEA/