Imunitetet diskutohen të enjten
Çështja e kufizimit të imunitetit të deputetëve dhe të zyrtarëve të lartë do të diskutohet ditën e hënë. Deputetët e Komisionit të ligjeve do të dëgjojnë grupet e interesit për të dhënë mendimet e tyre dhe më pas do të nisë puna për shqyrtimin e draftit, i cili duhet të miratohet për t‘i kaluar për votim Kuvendit. Deri më tani, ky diskutim ka mbetur në vendnumëro, pasi për kufizimin e imunitetit duhet të preket Kushtetuta, e për këtë duhet të votojnë 86 deputetë.