Imuniteti-Berisha Kerkesa per referendum brenda dy javeve te para te shtatorit
Kryeministri Sali Berisha ka ftuar deputetët e mazhorancës për të dorëzuar kërkesën për referendum brenda dy javëve të para të shtatorit. Këtë kërkesë Berisha e bazon në nenin 125 të Kushtetutës së vendit, sipas të cilit ky nen autorizon Këshillin e Ministrave për të drejtën e mbajtjes së referendumit, autorizon 150 mijë qytetarë, autorizon dhe 1/5 e parlamentit.
“Jam sot këtu për të ftuar deputetët e mazhorancës do të dorëzojnë kërkesën për referendum popullor brenda dy javë të para të shatorit.Këtë e njeh neni 125 i Kushtetutës së vendit. Ky nen autorizon Këshillin e Ministrave për të drejtën për të mbajtur referendum, autorizon 150 mijë qytetarë, autorizon 1/5 e parlamentit”- njoftoi kryeministri i cili uroi që kjo kërkesë të firmoset edhe nga deputetët e opozitës, të cilët e konsiderojnë si një interes jetik të qytetarëve shqiptarë për marrjen e statusit kandidat në luftën kundër korrupsionit.
Në deklaratën për mediat shefi i qeverisë ka sqaruar arsyet pse mazhoranca i është drejtuar sovranit për heqjen e imunitetit, nëpërmjet referendumit popullor, pas kundërshtisë së njëpasnjëshme nga opozita.
Berisha informoi gjithashtu se mazhoranca e ka kërkuar që në vitin 200, kur ishte në opozitë heqjen e imunitetit të zyrtarëve, por mazhoranca e hodhi poshtë, duke nxjerrë pretekstin së kërkoheshin ndryshime në kushtetutë.
Duke e konsideruar si një pengesë për institucionin e akuzës ndaj zyrtarëve dhe qeveritarëve imunitarë, të cilët kanë në vendimmarrjen e tyre, jo vetëm tërë buxhetin e shtetit, por ligjet e vendit të një shoqërie e një populli, Berisha u shpreh se:
“Pikërisht në bindjen e rëndësisë jetike të zhveshjes nga parzmorja e imunitetit Partia Demokratike në 2003 dorëzoi në parlament amendamentin për kufizimin e imunitetit. Këto amendamente u hodhën poshtë nga mazhoranca socialiste me pretekstin se ky problem kërkon ndërhyrje në kushtetutë dhe kushtetuta jonë nuk duhet të preket. Në alternativë të kësaj ne i ofruam PS-së aplikimin e praktikës së Bundestagut gjerman, i cili me një deklaratë të gjithë deputetëve të parlamentit vendos në fillim të çdo sesioni kufizimin imunitetit dhe autorizon institucionin e akuzës të procedojë për parlamentarët si për të tjerët”- deklaroi kryeministri, i cili shtoi se dokumenti i dorëzuar nga grupi i PD nuk u përkrah në asnjë mënyrë nga grupi i PS-së.
“Zoti Rama me komproms nënkupton dikatat. Ne e pranuam për interesin shoqëror. E pranuam siç e deshi. Paloka mori porosi të pranojë çdo sugjerim, që të shkonim më 6 gusht, datë e miratuar pa asnjë kundërshti nga PS. Në mënyrën më qesharake PS u tha qytetarëve se e heqim, por nuk e votojmë. Nuk besoj se ka një rast analog që një parti të mos votojë një draft të paraqitur vetë”- vijoi Berisha, i cili tha se PS rëndom spekulon.
“Thonë se nuk është imuniteti pengesë për korrupsionin, se edhe po të hiqet do ketë korrupsion. Edhe vendet që kanë imunitet kanë korrupsion. Po mbrojte korrupsionin mbron përdorimin e pushtetit për t’u pasurar në mënyrë të paligjshme. Nuk ka hipokrizi të derdhësh lot për të papunët, kur pasuria jote cënon konkurencën e ndershme, nëpërmjet fshehjes së taksave falimentojnë ata që paguajnë taksat se pronari ka imunitet, paçka se ato imuniteti përdoret për të ngritur trarët e doganave. Akoma më keq, kryen një vepër që vret me 100-ra vende pune, sepse ai tjetri paguan taksë. Kur ti përdor tagrën imunitare për bosët e drogës dhe larjes së parave, bëhesh epiqendër, strumbullar i krimit të organizuar dhe formave më të rrezikshme të tij. Ndodhin në Shqipëri dhe në vende me imunitet”- tha ai.
Kryeministri shprehu vendosmërinë se nuk dekurajohet pavarësisht pengesave të Ramës.
“Pas 10 vitesh përpjekjesh të ndershme dhe serioze edhe kur ishim në opozitë, ne gjykojmë se në asnjë mënyrë nuk kemi autoritetin të heqim dorë nga zhveshja e imunitarëve shqiptarë nga imuniteti dhe në asnjë mënyrë nuk dekurajohemi nga pengesat e Ramës”- theksoi ai
Berisha: SHISH nuk informoi për ngjarjet e 21 janarit
I pyetur nga mediat për kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror kryeministri Berisha u përgjigj se për zëvendësimin e tij ka dy arsye madhore, që janë mandati dhe ngjarjet e 21 janarit.
“Ju garantoj se në bindjet e mia në këtë vend nuk mund të ketë mandat më shumë se 4 herë 2 apo 7 herë 1, pra çdo zyrtar i ekzekutivit duhet të jetë me një mandat të përcaktuar. Ligji i vendit e barazon drejtorin e SHISH me ministrin, madje jashtë përcaktimit kushtetues zëvendësin e tij ia ka lënë prapë presidentit. Unë jam për një mandat të përcaktuar”- u shpreh Berisha.
Përsa i takon motivit të dytë, atij të ngjarjeve të 21 janarit kryeministri u shpreh se SHISH nuk informoi për asgjë. Sipas tij 21 janari është një nga ngjarjet me tragjike të kombit dhe ishte një skenar i përgatitur.
“U montua një video ku u implikua kryeministri, u parapri nga një seri slloganesh të fuqishme, kufoma përmbysje, tejkalime të kushtetutës etj. Për të gjitha këto burime nga më të shumtat, përfshirë agjencitë e huaja informuan qeverinë se 21 janari do jetë një përpjekje shumë e rëndë për dhunë e përdorim force Institucioni i vetëm që me ligj varet nga kryeministri i vendit nuk dha qoftë edhe njëherë informacion”- nënvizoi Berisha, të cilin e cilësoi si një motiv të plotë për ta shkarkuar, por “unë kam bërë detyrën time ndaj institucioneve kushtetuese”- theksoi ai, i cili shtoi se për këto ngjarje duhet të bëhen hetime të plota.
Investimet
I pyetur për investimet në vend dhe borxhin publik kryeministri Berisha premtoi se qeveria e tij do të bëjë gjithçka për të mbajtur nën kontroll borxhin publik në nivelet rreth 60%., ndërsa borxhet e marra nuk janë për rritjen e pagave dhe pensioneve, por pë rtë transformuar Shqipërinë, ndërsa skeptikëve iu përgjigj:
“Duhet t’u bëj një qartësi. Për ata të cilët përdorin mediat për të ngjallur panik, tmerr e terror, të pretendosh se po ecet drejt skenarit grek do të thotë të jesh i verbër e të mos kesh nocionet minimale ekonomike, të keqqëllimshe e keqdashëse”- deklaroi Berisha i cili iu referua fakteve të zhvillimit ekonomik në 4 vitet e fundit.
“Në 4 viteve e fundit kanë qenë rritje të borxheve stratosferike në vendet e rajoneve. Shqipëria luhatet tek 58-59.7%. Mirë do të ishte të kishim ndërmarrë ulje, por pse jo? Së pari nuk shpenzojnë nga paratë e borxheve për rroga e pensione, e tërë kjo faturë është nga të ardhurat buxhetore. Borxhet i marrim për të ndryshuar Shqipërinë, ndërtuar rrugë shkolla spitale. Ekoniomisti Felps i viteve ‘60 thotë se nuk duhet të shpenzosh më shumë se sa punon. Kam bindjen më të thellë se nëse ky rregull do ishte aplikuar, kriza nuk do të kishte. Ky rregull u arkivua nga shumë vende, por jo nga qeveria shqiptare”- u shpreh Berisha.
Sipas tij Shqipëria e ka jetike transformimin e saj dhe qeveria po bën gjithçka për transformimin tërësor të vendit, duke ndërtuar autostrada, superstrada më shumë se i gjtihë rajoni i marrë së bashku, fakt ky i konfirmuar edhe nga Komisioni Evropian.