E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imuniteti, Meta:Rruga më e mirë është konsensusi parlamentar

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka apeluar sërish për përmbushje sa më shpejt të kritereve për marrjen e statusit kandidat këtë vjeshtë. Këtë apel Meta e ka bërë në hapjen e Kampingut të Lëvizjes Rinore për Integrim në Jalë, ku po pushojnë 600 të rinj nga LRI-ja e qarkut të Fierit.

“Ne kemi bërë gjithçka që mund të bëjë një forcë e përgjegjshme për të nxitur reformat,dhe konsensusin që i përshpejton ato në vendin tonë . Ndaj tha ai, ne gjejmë rastin përsëri ti ftojmë aktorët politikë ,të mos e shpërdorojnë kohën që është tepër e çmuar në ditët që po kalojnë ,në javët që po vinë për ti dhënë Shqipërisë statusin për 100 vjetorin e pavarësisë,dhe te krijimit të shtetit tone” tha Meta.

Më pas duke folur për situatën më të fundit politike që është heqja e imunitetit për deputetët dhe zyrtarët e lartë, Kreu i LSI-së, z. Meta ka shprehur dhe njëherë vullnetin e forcës që ai drejton për zgjidhjen në mënyrë përfundimtare të kësaj çështje.
 

“Ndaj ne e gjejmë rastin përsëri të theksojmë se kjo është e domosdoshme ,kjo është një kërkesë jo vetëm e partnereve ndërkombëtarë por edhe qytetarëve shqiptarë ,për të cilën ata mund të shprehen e dhe me referendum por është rruga më e mirë ,më e shpejtë më efikase që të realizohet përmes një konsensusi parlamentar gjate 2-3 javëve të ardhshme” tha ai .
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›