E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokaster perplasen dy automjete nje i vdekur

Një aksident automobilistik me pasojë vdekjen e një të riu dhe plagosjen e dy të tjerëve ka ndodhur në Gjirokastër, në vendin e quajtur Terihat. Sipas policisë lokale, një kamion me targa SR 72 56 B me drejtues Nazmi Pasho ka përplasur një mjet tjetër tip Pajero me të cilin po udhëtonin tre vetë. Për pasojë ka mbetur i vdekur drejtuesi i Pajero, Kostandin Mboqe 24 vjeç dhe janë plagosur gruaja e tij, Elda Gjergji si dhe i afërmi i saj Kristo Billo. Të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka bërë ndalimin e drejtuesit të kamionit Nazmi Pasho.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›