Përfundon Reforma Zgjedhore, PD-PS arrijnë konsensusin
Tiranë- Pas diskutimesh të gjata më në fund partitë politike kanë arritur sot konsensusin për Reformën Zgjedhore duke rënë dakord edhe për çështjet e ‘nxehta’ në ditën e fundit të përcaktuar me Kushtetutë.
PD dhe PS kaluan kështu një ditë para skadimit të afatit mosmarrëveshjet që kishin mes tyre për të përmbushur këtë kriter të rëndësishëm për të marrë statusin kandiat në BE.
Mes pikave që u ra dakort është riformatimi i KQZ-së në fund të mandatit të saj në muajin Shtator ku kreu i Komisonit të Zgjedhjeve do të zgjidhet me konkurs.
Komisioni i Ligjeve pasi merr aplikimet identifikon kandidatët që kanë aprovimin e 2/3 të anëtareve të saj tij, Në rast se ky skenar nuk ndodh Ligjet caktojnë 4 kandidatët me mbeshtetjen më të madhe të anëtarëve. Pas kësaj procedure vetëm opozita ka të drejten e eleminimit nga konkursi të dy prej tyre dhe Kuvendi zgjedh mes dy kandidaturave të mbetura.
Teksa u ra dakord për komisionerët dhe mënyrën e numërimit të fletëve të votimit. Kështu që duket se maxhoranca pranoi një pjesë të propozimit të opozitës kur u vendos që në zgjedhjet e 2013-ës në qarkun e Tiranës do të aplikohet identifikim elektronik i votuesve kurse në qarkun e Fierit do të aplikohet numërimi elektronik i votave. Edhe pse ODIHR në rekomandimet e saj tha qartë se teknologjia s’duhej të përdorej para vitit 2014, e ku parashihej për zgjedhjet e ardhshme projekt pilot dhe në zona me mirëpërcatuara me një shkallë të ulët përdorimi.
Po ashtu u ra dakord që dy anëtarë të komisionit kanë të drejtë të kërkojnë transparencë duke hapur kutitë zgjedhore duke eleminuar mundësitë e abuzimit dhe jo sa herë e shohin të arsyeshme.
Afati për reformën zgjedhore është shtyrë tre herë nga presidenti dhe ndërkombëtarët kanë bërë vazhdimisht thirrje për ta përmbyllur atë para përfundimit të sesionit parlamentar. Ndërkohë sot pasdite në orën 17:00 pritet të votohet drafti final.
/IDEA/