Admir Tafili: Pjetrushët duan të më vrasin familjen

Në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”, Tafili shprehet krejt i qetë dhe i sigurt për jetën e tij, por merakun e madh e ka te familja, fëmijët e mitur, gruaja dhe nëna. Që në krye të herës ai rrëfen faktin se nuk merrte pjesë në seancat gjyqësore ndaj tij, pasi e lidhnin këmbë e duar me zinxhirë gjatë transportimit.
Mandej, krejt si qejfprishur, thotë se në qeli nuk e takon asnjë familjar, pasi edhe nëna Kimetja, e vetmja që kishte mbetur në Shqipëri pas gjëmës që ndodhi, nga frika e hakmarrjes, është larguar. “Iku sepse jeta e saj ishte në rrezik, na vunë tritol në shtëpi. Tani në burg na takojnë vetëm shokët.”- thotë Tafili.
Teksa e pyet për familjen Pjetrushi, nuk heziton të thotë se hasmit e tij janë vënë në kërkim të familjes. “Kam mësuar se Pjetrushët kanë kërkuar në Greqi familjen time, duan të marrin hak aty ku dhëmb më shumë.”- shprehet Admiri.
Tafili u arratis në tetor të vitit 2010 nga burgu dhe për gjashtë muaj qëndroi në arrati. Në muajin mars vrau dy vëllezërit e Prel Pjetrushit, të cilian ai e akuzon se një dekadë më parë i ka vrarë babanë në operacionin e policisë ku u vra edhe drejtori i atëhershëm i policisë së Shkodrës, Arben Zylyftari. Tafili thotë se para se t’i vriste vëllezërit, ai e i kishte telefonuar Prel Pjetrushit dhe i kishte thënë se nëse nuk kthehet nga Amerika ai do t’i vriste vëllezërit./Start/
2012-07-11 10:18