E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: 8 Maji, festa e votes se lire

Rozeta Rapushi
Shqiptaret do te votojne gjithmone te lire. 8 maji eshte prova jone e re ndaj lirise dhe kjo dite, do te jete festa e votes se lire. Ky ishte angazhimi qe shprehu dje kryeministri Sali Berisha, ne tubimin qe organizoi dje ne nderim te 20 shkurtit 1991, dita e njohur si simbol i shembjes se komunizmit. Ne mitingun e pare festiv per kete vit ne prag te fushates elektorale, Forumi Rinor i PD tha se mblodhi ne sheshin "Nene Tereza", 300 mije vete. Duke pershendetur kete miting, kryeministri Berisha, u shpreh se permbysja e bllokut dhe shtatores se Enver Hoxhes me 20 shkurt te viti 1991, do te shenonte "de fakto", permbysjen e tiranise hoxhiste ne Shqiperi. Ndonese, sipas tij ne grahmat e fundit te saj, u versul ne ato dite shkurti me tanke, blinda e mitraloza, ne rruget e Tiranes dhe ne mbare Shqiperine dhe ekzekutoi pa gjyq ne rruget e kryeqytetit dhe qyteteve te tjera te vendit, me dhjetera e dhjetera te rinj. "Mirepo as terrori, as dhuna e shkurtit te vitit 1991, e klikes Alia- Ruci, nuk do t'i vyshkete kurre lulet e 20 shkurtit. Ato lule te shpreses, do te lulezonin, fushave, kodrave e maleve te Shqiperise", u shpreh Berisha. Ai u shpreh entuziast, se sot pas 20 vitesh, Shqiperia eshte vendi i votes se lire, i zgjedhjeve te lira, vendi i shtetit ligjor, i demokracise qe funksionon. Duke permendur faktin se ishte kjo qeveri qe permbysi murin e Berlinit ne Tirane, qe shembi bllokun bunker te regjimit barbar dhe hapi dyert e mbyllura te lirise per shqiptaret, Berisha shtoi. "Ne u themi bllokmeneve te rinj, se liria nuk eshte vetem pasioni yne, por eshte forca e kushtetutes se ketij vendi te lire, forca e institucioneve te ketij vendi te lire".
"Ne jemi dhe do te mbetemi perjete djemte dhe vajzat, burrat dhe grate, e botes se lire. Me ne, shqiptaret do te votojne gjithmone te lire", siguroi Berisha. Ai u shpreh para te pranishmeve, se 8 Maji eshte prova e re ndaj lirise. Ne perfundim, ai tha se bente thirrje nga ky shesh, ndaj te rinjve dhe te rejave, burrave dhe grave, te moshuarve te Shqiperise "te bashkohemi sot me shume se kurre rreth mesazhit te 20 shkurtit, mesazhit te lirise, te bashkohemi per lirine dhe te drejtat tona, zgjerimin dhe konsolidimin e tyre". Per shefin e Qeverise ajo cka tani eshte e rendesishme, eshte "te bashkohemi me besimin e palekundur tek e ardhmja evropiane, te ndertojme se bashku, cdo ore, cdo dite e cdo jave, godinen madheshtore te Shqiperise evropiane, si shtepia me e bukur e jetes sone dhe femijeve tane".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›