Moti permiresim prej te enjtes

Rreshje shiu, por edhe stuhi në zonat bregdetare, parashikohen në orët në vijim. Meteorologët thonë se ato do të jenë problematike në veri dhe veriperëndim. Ndërkohë që situata sinoptike do të përmirësohet duke rikthyer kthjellimet në vend nga dita e enjte.
“Problematike do të jetë veriu- veriperëndimi i vendit ashtu si dhe zonat bregdetare ku nuk do të mungojnë edhe stuhitë e forta të erës. Dita e premtes do të bëjë që vranësirat dhe rreshjet e shiut të zhvendosen drejt kufirit lindor, pra në zonat malore, ndërkohë e gjitha pjesa tjetër do të ketë thellime në vend” thotë meteorologia Lajda Porja.
Por me kthjellimet në mesin e javës do të rikthehen dhe temperaturat e ulëta, të cilat në mëngjes pritet të shkojnë deri në -7 grade celcius në zonat malore.
“Dita e enjte do të risjellë një rënie të ndjeshme të temperaturave, sidomos në vlerat e mëngjesit duke bërë që temperaturat të shkojnë deri në -7 apo -8 gradë celcius” thotë Porja.
Ndërkohë meteorologët nga një parashikim i përgjithshëm për muajin mars shprehen se ai do të jetë i lagësht pas 15 ditëshit të parë, ndërkohë që vlerat termike do të jenë tipike pranverore.
Edlira Sulejmani