E Diel, 1 Nëntor 2026

Milo: Të bashkohemi me FRD dhe AK për të fituar. Do jem në qeverinë e dalë nga rotacioni politik

Paskal Milo, kryetar i Partisë Demokracia Sociale, ashtu si dhe partitë e tjera jo parlamentare, kundërshton mënyrën se si PS dhe PD miratuan ndryshimet në kodin zgjedhor, raporton Vizion Plus. Një ndër iniciuesit e ndryshimit të sistemit zgjedhor, ai thotë se kurthet elektorale të dy partive te mëdha nuk do ta trembin në sfidën tjetër të madhe, që janë zgjedhjet parlamentare të vitit 2013. Madje, ai është optimist për të qenë pjese e parlamentit të ardhshëm dhe në qeverinë që do të vije nga rotacioni politik.  Pavarësisht kritikave të shpeshta në adresë të kryetarit të PS, Milo thotë se do të vazhdojë të jetë në koalicionin e majtë. Kryetari i PDS në intervistën për Vizion Plus shprehet pro hapjes se koalicionit me parti si FRD apo Aleanca Kuq e Zi, edhe pse kjo duhet të bëhet sipas tij në konsulta dhe aleatët. Në fund, intervistën, Milo preferon ta mbyllë me një mesazh për kryetarin e PS, që e majta të shkoje si fituese në zgjedhjet parlamentare të 2013.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›