Urimin e parë dhe takimin e parë Nishani e ka me Volfartin
Ambasadori i OSBE në Tiranë, Eugen Volfart, ishte i pari që uroi Bujar Nishanin për zgjedhjen e tij në krye të shtetit.
Por Volfart do hyjë në historinë e presidencës së Nishanit edhe për takimin e tij të parë zyrtar.
Mëngjesin e sotëm, Bujar Nishani është takuar me Volfart për më shumë se 45 minuta. Mediat e kanë pritur me interes këtë takim, edhe pse nuk kuptohet pse.
Zyrtarisht thuhet se ata kanë biseduar për situatën politike dhe reformat në vend.
Në të vërtetë takimi shërben vetëm për statistikë.