E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Të isha në opozitë, çdo minutë do kërkoja heqjen e imunitetit

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, i bëri sërish apel opozitës që të votojë më 6 gusht për heqjen e imunitetit. Topalli tha se pas 6 gushtit, kur të votohet për heqjen e imunitetit, do të futet menjëherë në procedurë nisma tjetër e opozitës, për ndryshime të tjera kushtetuese. Natyrisht futja në procedurë e nismës nuk do të thotë miratim i saj, përsa kohë kryeministri Sali Berisha është shprehur kategorikisht kundër saj.

Topalli tha se po të ishte në opozitë, çdo minutë do kërkonte heqjen e imunitetit.

Të gjithë janë më të interesuar për punësim më të lartë në Shqipëri. Të gjithë janë më të interesuar për investime të huaja në Shqipëri. Natyrisht kjo bëhet duke luftuar korrupsionin e duke hequr imunitetin.

Unë po të isha në opozitë, në çdo orë e minutë nuk do bëja gjë tjetër vetëm do kërkoja nga mazhoranca heqjen e imunitetit, tha Topalli.

Kryetarja e Kuvendit vlerësoi seancën dëgjimore për draftin e heqjes së imunitetit. Në historinë e parlamentit nuk ka pasur ndonjëherë një dëgjesë më të gjerë, më të rëndëisshme se ajo e datës 21 korrik, tha ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›