Imuniteti dhe Teknologjia, Berisha: Të votojmë propozimet e opozitës
Tiranë- Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se mazhoranca ka rënë dakord për votimin e propozimit të opozitës për heqjen e imunitetit duke ndryshuar Kushtetutën dhe për përdorimin pilot të teknologjisë në numërimin e votave.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së kreu i ekzekutivit tha se teknologjia në zgjedhje mund të sjellë probleme, siç janë defektet teknike teksa kërkoi që vetë Komisioni i Reformës Zgjedhore të përcaktojëse si do të veprohet në të tilla raste.
Kemi bërë lëshimet tona të mundshme dhe në tërësi tematika duket se shkon drejt zgjidhjes. Është rënë dakort që elektronika të kapë rreth 20% të zgjedhësve. Komisioni do të përcaktojë si do veprohet në rast se makineria dështon. Sa do që ti kemi besim i- Tek, por duhet i kemi besim njeriut. Duhet të përcaktojmë procedurat në rast defektesh,- tha Berisha.
Një tematikë tjetër për të cilën ai ka folur ka qenë dhe heqja e imunitetit. Sipas Berishës mazhoranca është dakord të votojë propozimin e PS- së, por sipas tij tani është vetë opozita ajo që po e pengon këtë reformë.
Kur përdoren pretekste që nuk qëndrojnë mbeteni të vetmi njerës që kërkoni të mbani qeveri, ministra dhe deputetë me imunitet. Këtë e bëni për interesa e një grupi të ngushtë në krye të kupolës së partisë. Të jetë një çështje që të gjitha palët ta votojnë që të heqim këtë lak që lëndon institucionet dhe shqiptarët. Ne në parlament kemi paraqitur variantin e opozitës, kemi hequr dorë nga variant ynë. Sepse kur një palë nuk lëshon duhet ta bëjë pala tjetër”,- vijoi kryeministri.
Një hapësirë në këtë mbledhje zuri edhe ekonomia. Berisha foli mbi investimet e huaja në vend ku sipas tij ato për vitin që shkoi ishin më të lartat në Ballkan gati 1 miliard euro. Por nuk ka anashkaluar edhe problemin e papunësisë që sipas tij ka një ulje të moderuar.
Ne kemi dy faktorë që ndikojnë në problemet e puënsimit, janë qytetarët që hyjnë në moshën e punësimit në qytete, lëvizja dhe fluksi që vjen nga zonat rurale, duke patur rreth 46% të popullatës. Ky faktor do të veprojë edhe për 20 vitet e ardhshme. Këto tre vitet e fundit nga investimet e huaja janë krijuar vende pune dhe ka një ulje të moderuar të papunësisë”,- tha ai.
Dy do të jenë projektete e ardhshme të qeverisë për vitin që vjen, gazjellësi trans- adriatik dhe kaskada e Devollit.
/IDEA/