E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heqja e imunitetit, Kuvendi nis sot procedurat

20-07-2012 / Gazeta 55

Sot Kuvendi nis procedurat për heqjen e imunitetit. Këshilli Legjislacionit së bashku me komisionin e ligjeve do të diskutojnë nismën e PD-së më pas nesër (e shtunë), do të konsultohen me konstitucionalistët
 
Këshilli i Legjislacionit dhe komisioni parlamentar i Ligjeve në Kuvend, nisin sot shqyrtimin e nismës së mazhorancës për ndryshimet në Kushtetutë lidhur me heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë. Sipas rregullores parlamentare, trupa që shqyrton amendamentet kushtetuese përbëhet nga Këshilli i Legjislacionit dhe komisioni i Ligjeve, nën drejtimin e kryetarit të Kuvendit. Pas depozitimit më 6 korrik në Kuvend të kësaj nisme, Konferenca e Kryetarëve caktoi me konsensus datën 20 korrik, si ditën kur dy trupat e mësipërme do të shqyrtonin nismën në fjalë. Po ashtu, është rënë dakord që më 21 korrik të zhvillohen dëgjesa me ekspertë konstitucionalistë, për të shprehur qëndrimet e tyre lidhur me ndryshimet kushtetuese. Ndërkohë, që 6 gushti është caktuar si data për shqyrtimin e nismës në seancë plenare Çështja e imuniteteve, e kthyer në qendër të debatit politik në Shqipëri, shihet si sfida e radhës e Kuvendit në këtë fund-sesioni parlamentar. Pas miratimit dje në Kuvend të Kodit të ri Zgjedhor axhenda parlamentare është fokusuar tashmë në gjetjen e konsensusit edhe për heqjen e imuniteteve, që shihet si një hap para në marrjen e statusit të kandidatit nga Shqipëria.
Nisma ligjore e propozuar nga mazhoranca “për heqjen e imunitetit”, që mbështetet në variantin e ofruar nga ekspertë të Këshillit të Evropës, i zhvesh të gjithë zyrtarët, ministrat, deputetët dhe gjyqtarët nga imuniteti.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›