Imuniteti midis drejtësisë dhe maxhorancës!
Agim Neza
Kam shkruar më parë dy-tre shkrime për domosdoshmërinë e heqjes së imunitetit të deputetit Këtë radhë indicie u bë prononcimi i ambasadorit amerikan, Shkëlqesia e tij John Withers, i cili theksoi: “....imuniteti nuk duhet të ofrojë strehë për ata që përballën me përgjegjësi penale në gjykata, dhe as një shtysë për ata që gjykohen nga gjykatat që të kërkojnë apo të mbrojnë poste të larta qeveritare”.
Deklarata e ambasadorit amerikan është në të njëjtën linjë zanore me atë që kërkon Departamenti i Shtetit. Disa ditë më parë zv/ndihmëssekretari i SHBA, Stuar Jones theksoi: “…Ne vazhdojmë të nxisim qeverinë e Shqipërisë më tej që të rrisë mbështetjen për institucionet e pavarura gjyqësore dhe të prokurorisë dhe heqjen e imunitetit parlamentar në rastet përkatëse”.
Këto deklarata të zv/ndihmëssekretarit të SHBA dhe ambasadorit amerikan në Tiranë janë për t’u përshëndetur dhe për t’u marrë seriozisht nga politika shqiptare. Por ajo që të bën më shumë përshtypje është nënteksti i diplomatit të karrierës dhe ambasadorit të SHBA, zotit Withers kur thotë se: “Kryeministri Berisha e ka premtuar heqjen e imunitetit dhe ky premtim duhet bërë realitet”. Pra, mesazhi duket i qartë: a) Qeveria të rrisë mbështetjen për institucionet e pavarura dhe b) Berisha me ekipin e tij të votojë për të hequr imunitetin, që nënkupton se imuniteti, në veçanti për maxhorancën që është në pushtet, të mos jetë strehë për ata që përballen me përgjegjësi penale në prokurori dhe gjykata.
Pavarësisht se flitet me gjuhë diplomatike për heqjen e imunitetit në tërësi dhe pa përmendur emra, në fakt çdonjëri e kupton se këtu bëhet fjalë për ministrat Mediu dhe Basha, që nënkupton se nëse Prokuroria do kërkojë përsëri heqjen e imunitetit për ndonjërin nga ministrat, Berisha duhet të jetë i gatshëm “t’i dorëzojë” ata përsëri në “gijotinë”. Kjo bëhet më e lexueshme kur një ditë pas deklaratës së ambasadorit amerikan prononcohen deputetë të PS-së, duke përmendur emrat konkretë të Mediut dhe Bashës.
Dua të ndalem kryesisht në këto dy çështje. Për hir të së vërtetës, ambasadori amerikan, Shkëlqesia e tij, John Withers, ka qenë dhe mbetët një mbështetës i vërtetë i drejtësisë shqiptare. Madje, ambasadori e ka treguar mbështetjen publikisht, jo vetëm duke u shprehur zyrtarisht, por edhe duke e puthur me kortezi Prokuroren e Përgjithshme jo vetëm në njërën faqe, por në të dyja faqet, një puthje “e dhuruar” në prani të mediave shqiptare pas një takimi me stafin e Prokurorisë së Tiranës. Kjo nënkupton se e ka mbështetur publikisht Prokuroren e Përgjithshme që të investigojë dhe të zbardh aferat, qofshin këto korruptive apo kriminale.
Gjithashtu, ambasadori amerikan, Shkëlqesia e tij, John Withers, ka mbështetur Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Presidentin Topi dhe nismën e “Librit të Bardhë” të Kreshnikut të KLD-së. Pra, drejtësisë shqiptare nuk i ka munguar mbështetja e një shteti të fuqishëm siç është Amerika, e cila ka ndihmuar përfaqësuesit e drejtësisë shqiptare jo vetëm moralisht, por edhe me trajnime, vizita studimore dhe ekspertizë konkrete.
Pra, për mendimin tim, defekti duhet parë te vetë drejtësia shqiptare, aq më tepër kur organi i akuzës me gjyqësorin luajnë “pingpong” policy (polikën e “pingpongut”).
Nuk është faji i maxhorancës pse kalojnë afatet e hetimit. Nuk është faji i maxhorancës pse gjykata pushon një çështje, qoftë kjo edhe e Mediut apo e Bashës!. Nuk është faji i maxhorancës pse hesht opozita, dhe nëse një njohës i shkëlqyer i opozitës për çështje të drejtësisë shqiptare “guxon” dhe flet për problemet e drejtësisë kundër Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Presidentit të vendit, për fat të keq pa kaluar as 10 minuta lideri i opozitës e bën “qepaze” pse tha të vërteten në një konferencë të rëndësishme të drejtësisë, ku ishin të ftuar edhe ndërkombëtarët?! Nuk është faji i maxhorancës, nëse Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, zoti Topi, në ditën e hapjes së sezonit shkollor i pyetur rreth orës 10:00 të mëngjesit, të paktën katër orë para se të jepte vendimin Gjykata e Lartë për çështjen “Mediu”, nëse Presidenti Topi do ta dekretonte Mediun si ministër, Presidenti nuk priste të paktën vendimin e Gjykatës së Lartë dhe pastaj të prononcohej, por tha se do ta dekretonte Fatmir Mediun si ministër. Çfarë mund të bëjë një gjyqtar, kur Presidenti dhe Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë prononcohet pa u dhënë një vendim? Çfarë mund të bëjë një prokuror apo një gjyqtar kur Presidenti i vendit dhe Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë flet për “sekser gjyqtarësh” apo për “gjyqtarë sekserë” dhe nuk jep asnjë emër konkret? Kur dihet se Presidenti Topi ka nën hyqëm SHIK-un, KLD-në, Prokurorinë, Gjykatat, pra ka gjitha burimet e informacionit të saktë zyrtar për të ditur se kush janë “sekserët”? Çfarë mund të thuash kur emërohet Kryetari i Gjykatës së Kryeqytetit, Artan Zeneli (për të cilin kam konsiderata shumë pozitive si një profesionist i vërtetë) dhe Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe nënkryetari bëjnë publike votën e tyre sekrete dhe thonë se ne nuk votuam për Kryetarin e Gjykatës së Tiranës, por vota jonë ishte për një gjyqtar tjetër? Si nuk paska aftësi një Kryetar i KLD-së (aq më tepër President i vendit) dhe një nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë të bindin anëtarët e KLD-së se kandidaturat e tyre janë më profesionale dhe më të ndershme?!. Pa e patur ndërmend të dyshosh për ndershmërinë dhe profesionalizmin e këtyre drejtuesve, me atë që thonë ata të bëjnë të dyshosh! Pra, ata janë të prirur fatkeqësisht më shumë tek “show mediatik” apo transferime gjyqtarësh, se sa për të përmirësuar defektet aty ku vërtet çalon drejtësia. (* Në lidhje me pakënaqësitë që kanë qytetarët për drejtësinë dhe disa fakte konkrete për ndonjë drejtues të institucioneve të drejtësisë, do të kem një shkrim tjetër në të ardhmen).
Pra, për mendimin tim, heqja e imunitetit duhet parë në dy drejtime: Sa seriozisht janë hetuar dhe gjykuar këto çështje nga organet e drejtësisë dhe pse hesht opozita për një çështje kaq të rëndësishme siç është çështja e heqjes së imunitetit?. Përderisa Kryetari i KLD-së, Presidenti i Republikës nuk ka bërë asnjë prononcim publik në lidhje me vendimet e Gjykatës së Lartë për çështjet Basha dhe Mediu, aq më tepër që ai i ka dekretuar si ministra, tregon se vendimi i Gjykatës ka qenë i drejtë!? Ndërsa Prokuroja e Përgjithshme në një prononcim “rrufe” ka thënë se respekton vendimin e Gjykatës së Lartë. Unë pyes pa të keq ambasadorin e SHBA, Shkëlqesinë e tij, Withers: “Kur je pa imunitet, nëse vërtet je i korruptuar, kush mund të bëhet strehë për zyrtarët e korruptuar?”
Për “çudi” heqja e imunitetit është lançuar me forcë nga Kryeministri Sali Berisha apo Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ndërsa opozita më shumë qëndron në pozicionin e heshtjes, madje të duket sikur pushtetin e ka e majta, e cila frikësohet se me heqjen e imunitetit mund të zbulohen aferat korruptive të qeverisjes!! Maxhoranca me të mirat dhe të këqijat e saj ka dhënë një shembull tepër pozitiv duke votuar për heqjen e imuniteteve të ish-ministrit të Jashtëm, z. Lulëzim Basha dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, z. Fatmir Mediu. Pra maxhoranca tregoi vullnetin e saj se është e gatshme t’iu heqë imunitetin edhe figurave më të rëndësishme të qeverisë dhe ministrave më të besueshëm të Kryeministrit Berisha.
Një gjë është e qartë, debati për heqjen e imunitetit nënkupton luftën kundër korrupsionit. Shpresoj dhe besoj se këtë gjë e ka të qartë edhe Kryetari i PS-së, Edi Rama. Madje për mendimin tim, për të gjithë do të ishte më i ndjeshëm argumenti se kushti i PS-së për të hyrë në Parlament duhej të ishte që “PS-ja hyn në Parlament nëse hiqet imuniteti i deputetëve”, se sa argumenti i “hapjeve të kutive të votimit”. Të gjithë organizmat ndërkombëtare që kanë kritikuar “bojkotin e Parlamentit” do të mbështesnin këtë nismë të PS-së që do të ishte edhe një kartë pozitive për PS-në në luftën kundër korrupsionit. Kjo edhe për faktin se, pavarësisht nga dëshira e Kryeministrit Sali Berisha dhe Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, për të hequr imunitetin e deputetëve, kjo nuk mund të realizohet pa patur 84 vota, që do të thotë se duhet vullneti i PS-së dhe prania e saj në Parlament që të miratohet heqja e imunitetit.
I qëndroj mendimit se duhet të hiqet imuniteti i deputetëve, në veçanti për rastet kur një deputet akuzohet për afera korruptive, pastrim parash, mbështetje të grupeve terroriste, apo përfshirje në trafiqe të ndryshme. Ky do të jetë një sinjal pozitiv se të gjithë jemi të barabartë përpara ligjit.
Ambasadori amerikan, Shkëlqesia e tij, John Withers dhe shefat e tij në Uashington, kanë shumë të drejtë që ngulin këmbë për heqjen e imunitetit, aq më tepër kur ambasadori amerikan Withers i kujton Kryeministrit Berisha se: “Kryeministri Berisha e ka premtuar heqjen e imunitetit dhe ky premtim duhet bërë realitet”.
Por për mendimin tim SHBA-të duhet që heqjen e imunitetit ta shikojnë dhe trajtojnë të lidhur me profesionalizmin, ndershmërinë dhe eficencën e drejtësisë shqiptare. Nëse nuk kemi një drejtësi të fortë, heqja e imunitetit do mbetet thjeshtë një “premtim që u bë realitet” nga kryeministri Berisha!.