Imuniteti shpëton Mimi Kodhelin
Imuniteti si deputete ka shpëtuar Mimi Kodhelin dhe Edi Ramën nga një padi penale e Ministrisë së Transporteve ngritur në Prokurori në vitin 2009. Ndonëse me një vendim jo përfundimtar të Prokurorisë së Tiranës, dosja është mbyllur edhe për Edi Ramën, duke qenë se ai është akuzuar për bashkëpunim me Kodhelin. Padia është ngritur nga Ministria e Transporteve në Prokurorinë e Tiranës më datë 1 dhjetor 2009. Edi Rama në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe Mimi Kodheli në cilësinë e nënkryetares së Bashkisë, janë akuzuar nga Ministria e Transporteve për shpërdorim detyre. Fjala ishte për disa procedura të ndjekura nga Bashkia e Tiranës me disa sipërfaqe të dhëna për ndërtim subjekteve private në kryeqytet. Kallëzimi i Ministrisë së Transporteve u dorëzua në Prokurori më 1 dhjetor 2009 dhe, një vit më pas, pra plot pas 12 muajve të mbajtura në hetim, në dhjetor 2010, një prokuror i njësisë Task- Forcë Antikorrupsion ka vendosur pushimin e dosjes penale të hapur pas kallëzimit të Ministrisë. Sapo është vënë në dijeni për këtë fakt, dikasteri i Transporteve dhe Punëve Publike është ankuar në Gjykatë kundër vendimit të Prokurorisë, duke kërkuar që Edi Rama dhe Mimi Kodheli…
(Lajmin e plote e lexoni ne numrin e sotem te gazetes, Panorama)