E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli, Al Doghmi: Bashkëpunim me Jordaninë

TIRANE- Bashkepunim me shume fusha mes vendit tone dhe Jordanise kane premtuar sot kryeparlamentarja Jozefina Topalli dhe Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Mbretërisë së Jordanisë Sh.T.Z. Abdulkarim Al Doghmi.

Gjate nje konference te perbashket per shtyp mes tyre eshte theksuar vijimi i bashkepunimit dhe thellimi i marredhenieve ne fushat eme interes te perbashket.

‘Pavarësisht se është vizita e parë e ndjej veten si në shtëpinë tonë dhe shpresojmë se ka shumë gjëra të përbashkët që na lidhin ne dy popujt dhe marrëdhëniet tona do të vijojnë në një stad tjetër në të ardhmen. Folëm edhe për disa hapa konkretë për intensifikimin e marrëdhënieve tona në të ardhmen”- tha Al Doghmi.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Mbretërisë së Jordanisë Sh.T.Z. Abdulkarim Al Doghmi do të takohet me autoritetet më të larta të vendit. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Mbretërisë së Jordanisë Sh.T.Z. Abdulkarim Al Doghmi do të pritet në një takim të veçantë nga Presidenti i Republikës z.Bujar Nishani dhe nga Kryeministri i vendit z. Sali Berisha. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Mbretërisë së Jordanisë Sh.T.Z. Abdulkarim Al Doghmi do të takohet edhe me Ministrin e Punëve të Jashtme z. Edmond Panariti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›