E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoferi e akuzon, kryepolici mohon

Dede Zogu denoncon Krenar Ahmetin per dhune fizike ne Vore

Tirane- Kryepolici i rrugoreve akuzohet nga nje shofer se ka ushtruar dhune fizike mengjesin e se dieles ndersa kthehej nga nje dasme ne zonen e Marikajt, ne Durres. Dede Zogu eshte bere objekt i nje debati te ashper me efektivet e qarkullimit rreth ores 02:00 te mengjesit te djeshem ne Vore, ndersa u shoqerua per kundershtim te efektiveve dhe drejtim te mjetit ne gjendje te dehur. Por pas lirimit ai ka akuzuar kreun e rrugoreve, krenar Ahmeti, se e ka sulmuar. Por ne linje telefonike, komisari mohoi qe te kishte ushtruar dhune dhe shpjegoi se disponohen te gjitha dokumentacionet per veprimet e kryera nga efektivet. Zogu ka shpjeguar se kthehej nga nje dasme dhe duke kaluar tek rrethrrotullimi i Vores eshte ndaluar nga policet. Ndersa i kane kerkuar me force qe t'i frynte gypit te alkoolit, e kane dhunuar fizikisht. Por Ahmeti deklaroi se kjo nuk ishte e vertete dhe se drejtuesi i mjetit, jo vetem qe ishte me shpejtesi, por ka rrezikuar edhe te pranishmit, pasi ishte ne gjendje teresisht te dehur. "Efektivet kryen veprimet konform ligjit, pa ushtruar dhune fizike. Une kam shkuar aty pasi u njoftova per situaten dhe nuk eshte e vertete qe ushtrova dhune mbi te", thote Ahmeti per gazeten "KJ". Madje ai deklaroi se disponohen te gjitha dokumentacionet e plota per ngjarjen. Dede Zogu pas ngjarjes eshte shprehur se pret te beje denoncim ndaj kryepolicit dhe vartesve te tij, pasi i kane shkaktuar demtime fizike ne trup.

Hetimet

Pak muaj me pare Krenar Ahmeti u vu nen hetim nga Prokuroria e Tiranes per "shperdorim detyre" dhe "veprime arbitrare" pas denoncimit te nje prokuroreje te Krimeve te Renda ne kryeqytet. Gjykata e Tiranes e pezulloi komisarin, por Apeli e riktheu ne detyre pasi nuk e cilesoi te ligjshem pezullimin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›