E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maksim Cikulin e le makina, detyrohet ta shtyje ne bulverad

Ndryshe ishte ne kohen, kur emri i tij renditej mes ministrave te Kabinetit qeveritar. Atehere nuk ishte i detyruar, qe te dilte ne mes te rruges e te shtynte makinen, qe pavaresisht tentativave te deshperuara nuk ka deshire te ndizet. Por Maksim Cikuli eshte njeri praktik dhe me durim, ndaj nuk e ka aspak problem, qe ne mes te bulevardit, te perveshe menget dhe "t'i japi nje dore" makines se vogel kapricoze. Ne fakt nga sa shihet edhe ne foto, duket se makina eshte e mikut te tij, por Maksi, i cili ndodhet pasagjer me te nuk mund ta lere ne balte dhe te largohet, por e merr seriozisht gjithcka. Nje e shtyre... ja edhe nje tjeter... dhe me ne fund vetura tip "Renault tuingo", ndizet dhe eshte ne gjendje te eci vete. Te dy burrat ia dolen mbane, ndonese ish-ministri i Shendetesise, duket paksa i lodhur nga ky lloj sporti. E per me teper ne ate cast veshtrimi i tij ndesh objektivin e nje aparati, qe kishte fotografuar gjithcka. Por nuk ka ndodhur sic ndodh ndonjehere, kur personat VIP alarmohen dhe kerkojne te fshiijne cdo foto. Duke qene i pakompleksuar, Maksim Cikuli dhuron nje buzeqeshje. Tek e fundit, gjera qe ndodhin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›