Sigurimi vullnetar, me pagesa te reja
Duke filluar nga data 1 korrik te gjithe ata persona qe do te paguajne kontributet e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore si te vetepunesuar, do ta bejne me page minimale prej 14 830 lekesh. Kjo page u rrit pas vendimit te qeverise, nderkohe qe norma e kontributeve te sigurimeve ka mbetur e njejte, pra 32.9 per qind ne muaj. Megjithate, ky ndryshim nuk prek nivelin e sigurimeve ne sektorin privat apo shteteror, ku niveli i pagave minimale ishte dhe ka mbetur 17 mije leke. Lidhur me kete ceshtje, ekspertet e ISSH-se, theksojne se "ndryshimi i mases se pages minimale per efekt kontributesh eshte nje element periodik dhe dinamik ne varesi te procesit te rritjes se pagave ne shkalle vendi". Pra, gjithcka ka ecur me kete raport, por, gjithsesi, e rendesishme eshte qe asnje prej kategorive te te punesuarve nuk do te shtoje pagesat per llogari te kontributeve. Pikerisht ne kuader te ketyre ndryshimeve, mesohet se pensionet e qytetit dhe fshatit do te rriten sistematikisht 10-15 per qind per tre vitet e ardhshme sipas nje strategjie qe ka shpallur ministria e Financave ne udhezimin per pergatitjen e buxhetit afatmesem 2009-2011.