E Shtunë, 31 Tetor 2026

11 filma ne gare per "Gladiatorin e arte

11 regjisore te huaj dhe shqiptare do te jene ne gare per "Gladiatorin e arte" ne te parin Festival Veror Nderkombetar te Filmit, organizuar ne vendin tone. Festivali do te zhvillohet ne qytetin bregdetar te Durresit dhe vjen si bashkepunim i Qendres Kombetare Kinematografike dhe Bashkise se qytetit me te populluar nga turistet gjate ketij sezoni. Filmat pjesemarres ne festival jane te gjitha prodhime te pas vitit 2005. Ky eveniment kulturor, qe vjen edhe ne sherbim te sezonit turistik, do te zhvillohet nga 23 gushti deri me 31 gusht, ne dy ambjente kryesore te qytetit bregdetar, ne Amfiteatrin antik dhe sallen e Pallatit te Kultures "Aleksander Moisiu". Per Festivalin eshte zhvilluar paraprakisht nje faze selektive, perzgjedhjeje nga 51 filma te vendeve te ndryshme te botes qe aplikuan. Si perfundim te drejten per te hyre ne gare e moren vetem 11 filma, te gjitha prodhime te pas vitit 2005, te regjisoreve nga Gjermania, Maqedonia, Kroacia, Cekia, Estonia, Iraku etj. Nje seksion i vecante ne ditet e Festivalit do te jete enkas per filmin shqiptar. Ne kalendarin e ketij seksioni eshte programuar premiera e filmit "Koha e Kometes", nje variacion mbi librin e Ismail Kadarese, "Prilli i thyer". Gjithashtu per filmdashesit do te projektohen ne pelhuren e bardhe dhe prodhimet e regjisoreve te tjere te njohur shqiptare, si Piro Milkani, Besnik Bisha, Gjergj Xhuvani, Spartak Pecani etj. Juria nderkombetare ne daten 31 gusht, gjate nje mbremjeje spektakli, do te jape per fituesin cmimin "Gladiatori i Arte", si prodhimi me cilesor i Festivalit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›