E Shtunë, 31 Tetor 2026

Andis Gjoni, ne Festivalin Nderkombetar te Nju Jorkut

Eshte nje prej atyre shqiptareve, qe spikasin edhe ne artin nderkombetar. Andis Gjoni, piktor dhe skenograf ka treguar serish vlerat e tij ne nje eveniment te tille, si "Festivali Nderkombetar Teatror i Mesqytetit", i zhvilluar pak dite me pare ne Nju Jork. Artisti shqiptar me banim ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ka marre pjese ne kete aktivitet me skenografine e komedise,"The Higher Education of Khalid Amir"("Edukimi me i larte i Khalid Amirit") shkruar nga Monica Bauer. Episodet e komedise rrokin problemin me te madh te diteve te sotme ne bote; dashurine dhe harmonine njerezore. E mbeshtetur ne luften globale ndaj terrorizmit dhe duke e trajtuar me nota humori ndryshimin mes racave dhe kombesive te ndryshme, komedia krijonte situata shume humoristike dhe te gjetura. Njekohesisht dilnin ne pah diferencimet mes popujve, kulturave dhe ideve. Ne nje prej roleve te komedise ishte edhe aktorja e Joan Barber, e cila realizoi personazhin e Lucille Ferret duke krijuar nervozizem e humor te menjehershem. Nderkohe, duket se vlerat e skenografise se artistit shqiptar kane qene te padiskutueshme duke krijuar interes per publikun dhe komfort per artistet. Skena shenderrohej aty per aty, nga ambientet e zyrave te F.B.I.-se, ne drejtorine e shkolles, ne burg, ne banese, etj. Elementet e rekuizites se shfaqjes ishin te pakta e te studiuara, ne funksion te ecurise se komedise duke plotesuar dukshem cdo veprim, funksion e fuqizim te idese se shfaqjes. Nderkohe edhe mizanskenat e zgjidhura me shije dhe detaje fantastike nga regjisori Craig J. George, ndihmoheshin dukshem nga zgjidhjet skenografike te artistit shqiptar. Gjithashtu skenografia e krijuar nga artisti Andis Gjoni, ishte plotesuar me sukses edhe nga pikturimi koloristik e modern ne funksion te ecurise se komedise se re amerikane. Nuk eshte hera e pare, qe skenografi shqiptar merr pjese ne Festivale teatrosh qe organizohen ne SHBA. Pak muaj me pare ai morri pjese ne "Festivalin Nderkombetar te Teatrit Fringe" midis qindra artisteve nga e gjithe bota, ku u paraqit me skenat e komedise "PB&J". Kritikja, Diana T. Barito e konsideroi atehere kete shfaqje per shtypin, si nje spektakel te realizuar me elegance dhe me sukses, i cili mbeshtetej edhe ne krijimin e Gjonit me skena modulare shume te pershtatshme dhe te trajtuara ne nje fryme gjysme-paraqitese". Por artisti shqiptar, ne tetor te vitit te shkuar ishte ne ne Tirane, ku realizoi skenografine e musicalit me fame boterore "Kiss me Kate", nje bashkepunim shqiptaro-amerikan, ku regjisori dhe dirigjenti ishin amerikane. E sjelle ne shqip nga Andis Gjoni, i cili realizoi jo vetem skenografine por dhe kostumografine e kesaj vepre, ajo pati nje sukses absolut ne skenen e Teatrit Kombetar te Operes dhe Baletit ne Tirane, drejtuar virtualisht nga dirigjenti amerikan, Thomas Carlo Bo, drejtor artistik i "Garden State Music Festival" dhe regjisorja e njohur amerikane, e cila ka bashkepunuar edhe here te tjera ne Shqiperi, Nansy Rhodes. Ne vitin 2004 , Andis Gjoni, realizoi serish ne Tirane, skenografine e premieres boterore "West Side Story" ("Histori e Anes Perendimore") dhe ky nje bashkepunim shqiptaro-amerikan i suksesshem, qe shenoi dhe prezantimin per here te pare te nje musicali amerikan ne Shqiperi. Kur jetonte ne Shqiperi ai ishte prezantuar me sukses ne fushen e skenografise se teatrit, e cilesuar si nje skenografi moderne, qe solli nje fryme te re ne skenografine shqiptare te pas viteve '90 . Permenden skenografia e "Zonjushes Zhuli" e Strintbergut, skenografia e "Ylli pa emer" e Mihai Sebastian, "Jashte bie bore " e Vincenso Sallemme. Gjate qendrimit te tij ne Nju Jork , Gjoni ka realizuar nje sere skenografish ne Broduej sic eshte shfaqja "Xhaxha Vanja" e Cehovit, vene ne mars te vitit 2006. Karriera e tij artistike vec skenografise, dallohet edhe ne zhanrin e piktures, e cilesuar nga kritika si nje pikture qe mbeshtetet ne mitet dhe legjendat shqiptare apo edhe ballkanike, ndertuar mbi nje stil abstrakt, ku dallohen qarte elemente te surrealizmit. Ato trajtohen permes nje mendimi te perceptuar qarte nga Gjoni, i cili abstragon me origjinalitet per te dhene perjetimet e tij si artist. Por piktura e tij ka qene prezente edhe ne nje sere ekspozitash kombetare dhe nderkombetare si "Onufri 2002", "Onufri 1997". Ai ishte pjesemarresi i vetem nga Shqiperia ne konkursin nderkombetar per Memorialin e 11 Shtatorit ne Nju Jork (2003). Andis Gjoni ka lindur ne Tirane me 1968 dhe eshte bir artistesh; babai i tij eshte kompozitori Simon Gjoni dhe nena e tij koncert maester Hermira Gjoni. Ai kreu studimet e larta ne Akademine e Arteve ne Tirane ne vitin 1991.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›