E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ina Petrollari, koncert në Akademinë e Arteve

Tiranë, 4 shkurt, NOA, Milena Selimi - Orkestra
e RTSH ka nisur stinën koncertore me disa projekte, që filluan që në muajin
shtator, për të vazhduar më tej me shumë koncerte-premierë dhe krijimtari
muzikore shqiptare, të cilat nuk janë prezantuar më parë për publikun shqiptar.

Të premten, më 5 shkurt, kjo orkestër u ofron
dashamirësve të jetës koncertale koncertin për piano dhe orkestër, me soliste
pianisten, Kristina Petrollari Laço.

Në program do të interpretohen pjesë nga
kompozitorët Thoma Gaqi, Valle simfonike Nr. 1, pjesë nga Tchaikovsky
Concerto, Piano Nr. 1, G minor, si dhe një premierë nga Winter Daydreams.

Koncerti do të shoqërohet nga orkestra e RTSH
në dirigjimin e të ftuarit nga Vietnami, Le Fi Fi.

m.s/n.g/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›