E Shtunë, 31 Tetor 2026

Identifikohet bashkepunetori i hapesve te tunelit te banka

Nje tjeter person eshte identifikuar nga policia e Tiranes si bashkepunetor ne tentativen per te vjedhur filialin e banken Intessa San Paolo nje dite pas arrestimit ne tunel te Tahir Belegut dhe Taulant Troplinit. Burime policore bejne te ditur se efektivat blu jane duke punuar per kapjen e tij ndersa identiteti i tij nuk behet i ditur per arsye hetimi. Nderkaq dyshohet se i perfshire ne ngjarje eshte nje person i katert por ende nuk dihet identiteti i tij. Nga deshmite e dy te arrestuarve te familjareve dhe personave te tjere te afert me ta nje pjese e te cileve jane marre ne pyetje diten e djeshme pritet te behet edhe identifikimi i bashkepunetorit te katert. Diten e djeshme policia ka marre ne pyetje familjaret e Belegut dhe Troplinit te arrestuar ne flagrance brenda tunelit qe kishin hapur me qellim grabitjen e bankes. Gjate arrestimit policia ka sekuestruar nje sasi materialesh te sofistikuara dhe moderne qe dy te dyshuarit i kane perdorur per hapjen e tunelit pa krijuar zhurma te medha gjate kohesh qe germonin per te care betonin dhe thyer hekurat. Germimet e tunelit kishin shkuar deri ne arkivin e bankes dhe vetem pak centimetra i ndanin te arrestuarit nga parate. Troplini dhe Belegu jane te dy persona me precedente te meparshem penal perkatesisht per vjedhje me arme dhe trafik te lendeve narkotike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›