Ina Rama “inspekton” punën e organeve të hetimit

Njësitë e Tiranës, Korçës, Vlorës, Fierit dhe Shkodrës kanë paraqitur raportet e tyre mbi punën e kryer gjatë këtij viti si dhe ecurinë e hetimeve që janë në proces. Gjatë takimeve janë evidentuar problemet që hasen gjatë kryerjes së detyrave si dhe janë diskutuar rrugët për rritjen e efikasitetit në rezultatet e punës.
Kryeprokurorja Rama, gjatë këtyre takimeve ka theksuar se lufta ndaj veprave penale të korrupsionit, krimit të organizuar dhe pastrimit të parave, mbeten prioritet për organet e prokurorisë dhe suksesi ndaj tyre mund të arrihet nëpërmjet zbatimit të plotë dhe rigoroz të ligjit si dhe me rritjen e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shtetërore.
Gjithashtu, zonja Rama, duke shprehur dhe mbështetjen e plotë ndaj Njësive të specializura, theksoi se tashmë ky suport duhet të materializohet me një produkt më të dukshëm të punës që po zhvillohet nga këto njësi. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik është jo vetëm një prioritet i Prokurorisë, por edhe një çështje sensitive në opinionin publik, ndaj Njësitë e specializuara duhet të jenë më proaktive në punën e tyre duke u orientuar të nisin hetime kryesisht për çështje të ndryshme sipas dinamikës së ngjarjeve.
Në analizën e kryer është marrë në evidencë kontributi i çdo pjese përbërëse të Task Force që janë prurje nga institucionet e tjera si dhe problematikat që hasen në këtë bashkëpunim. Në këtë aspekt një theks i veçantë iu kushtua rritjes së rolit të oficerëve të policisë gjyqësore pranë këtyre njësive në sigurimin e informacioneve për veprat penale të veprave të korrupsionit dhe krimit financiar çka mundëson dhe rritjen e efikasitetit të një analize më profesionale të materialeve që vihen në dispozicion dhe nisjen e proceseve penale për këto raste.
2010-12-13 13:19
[