E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi miraton pr/ligjin për ndërtimin e Parlamentit të ri

Maxhoranca ka miratuar me 72 vota ligjin për ndërtimin e Kompleksit Parlamentar, ndërkohë që deputetët opozitarë të cilët e kanë kundërshtuar këtë ligj nuk ndodheshin në sallë, por vijuan edhe sot bojkotimin e seancës parlamentare. Projektligji me 9 nene, i cili u miratua sot i ka kaluar në pronësi piramidën Kuvendit.

Ndërkohë qeveria shqiptare po negocion me Arabinë Saudite për të siguruar shumën prej 100 milion eurosh por ende nuk ka një kosto përfundimtare në lidhje me këtë porjektligj. Kostoja e tij do të vendoset nga tenderi i hapur ku kompania që do të ofroj më pak për ta ndërtuar do të fitoj të drejtën e ndërtimit.

Po ashtu, me 72 vota pro të maxhorancës, Kuvendi ka miratuar pr/ligjin për 3 helikopterë të specializuar për personalitetet e vendit. Ndër të tjera deputetët e maxhorancës kanë miratuar me 72 vota pro, pr/ligjin për sigurimet shoqërore, pr/ligjin për mbrojtjen e konsumatorit si dhe me 71 vota pro, pr/ligjin për lejet e mjedisit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›