E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ina Rama: “Duhet luftë profesionale kundër krimit financiar e korrupsionit”

Kryeprokurorja bën thirrje për luftën ndaj krimit financiar në Shqipëri. Dje u prezantuan ekipet speciale “Task-Force” në disa rrethe të vendit

“Për të hyrë në Bashkimin Europian, ashtu sikundër aspirojmë, lufta kundër krimit financiar dhe korrupsionit duhet të japë më shumë rezultat”. Një fakt të tillë, kryeprokurorja Ina Rama e ka deklaruar gjatë ceremonisë së prezantimit të 6 njësive të reja hetimore për procedimet ndaj krimit financiar dhe korrupsionit. Ato do të ngrihen në qytetet kryesore të vendit, si Shkodër, Korçë, Vlorë, Tiranë, Durrës dhe Gjirokastër. Sipas Ina Ramës, lufta ndaj krimit është rruga për të qenë më pranë Bashkimit Europian, prandaj, sipas saj, këto njësi hapen në një kohë ku Progres-Raporti vlerëson arritjen e njësisë të ngjashme në Tiranë dhe shprehet që ky ritëm pune të japë efekt edhe në njësitë e tjera ku do të punohet. Sipas prokurores së Përgjithshme, për të hetuar këtë kategori veprash penale duhet një bashkëpunim optimal i tyre me tatimorët, Inspektoratin e Lartë për Deklarimin e Pasurive dhe Kontrollin e Lartë të Shtetit. "Kjo punë është një sfidë, ndaj duhet punë, përkushtim dhe bashkëpunim", - tha ajo.
Task-Forcat
Pas Tiranës fillojnë nga funksionimi edhe 6 zyra të reja të Task-Forcës në rrethet: Fier, Vlorë, Shkodër, Gjirokastër, Korçë dhe Durrës. Njësitë e reja “Task-Force” kanë kompetencë hetimin e veprave penale në fushën e krimit ekonomik dhe korrupsionit, të përcaktuara në Memorandum. Ceremonia e nënshkrimit për ngritjen e njësive të përbashkëta të hetimit rajonal, Programi i Pragut II, Shqipëri – Korporata Sfida e Mijëvjeçarit. Memorandumi i bashkëpunimit u nënshkrua më 6 maj 2009 nga gjashtë institucione shqiptare: prokurorja e Përgjithshme, znj. Ina Rama; ish-ministri i Brendshëm, z. Bujar Nishani; ministri i Financave, z. Ridvan Bode; drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, z. Bahri Shaqiri, ai i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Robert Çeku dhe drejtori i Inspektoratit të Lartë të Deklarimti të Pasurive, z. Adriatik Llalla.
Misioni
Kompetenca lëndore e njësive në rrethe përfshin shumë vepra penale, si ato në tatime, dogana, shoqëritë tregtare, falimentit, falsifikimet e ndryshme, mashtrimet, abuzimet me detyrën dhe veprat penale në fushën e korrupsionit. Personat u zgjodhën bazuar në eksperiencën dhe rezultatet e arritura më parë, duke pasur përparësi eksperienca në hetimin e rasteve të krimit ekonomik dhe korrupsionit. Këto njësi janë ngritur me synimin për të rritur cilësinë e ndjekjes penale, për të rritur numrin e rasteve të ngritjes së akuzës dhe dërgimit në gjykatë të autorëve të veprave penale në fushën e krimit ekonomik dhe korrupsionit.

Emrat e drejtuesve të njësive “Task-Force” në rrethe janë:

Pranë Prokurorisë së Përgjithshme caktohen prokurorët :

1. Z. Arben Kraja drejtues i Njësisë
2. Znj. Anila Leka prokurore

Pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës caktohen prokurorët dhe oficerët e Policisë Gjyqësore si më poshtë:

1. Z. Dritan Rreshka drejtues i Njësisë
2. Znj. Ida Ahmetllari prokurore
3. Z. Soner Nuni, oficer i Policisë Gjyqësore
4. Z. Anton Pali oficer i Policisë Gjyqësore
5. Znj. Viola Kona oficere e Policisë Gjyqësore

Pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë caktohen këta prokurorë dhe oficerë të Policisë Gjyqësore:

1. Z. Dorian Tafili drejtues i Njësisë
2. Z. Maksim Sota prokuror
3. Z. Ndini Tavani prokuror
4. Z. Klarent Demiri oficer i Policisë Gjyqësore
5. Z. Elidon Hysenaj oficer i Policisë Gjyqësore

Pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier caktohen këta prokurorë dhe oficerë të Policisë Gjyqësore:

1. Z. Alma Kola drejtuese e Njësisë
2. Znj. Marjola Mërtiri, prokurore
3. Znj. Pavlina Roshi oficere e Policisë Gjyqësore
4. Z. Rikard Loloci oficer i Policisë Gjyqësore

Pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër caktohen këta prokurorë dhe oficerë të Policisë Gjyqësore:

1. Znj. Arta Marku drejtuese e Njësisë
2. Znj. Manjola Trungaj prokurore
3. Z. Sajmir Bahiti prokuror
4. Z. Afrim Fejzullari oficer i Policisë Gjyqësore
5. Z. Simon Pashuku oficer i Policisë Gjyqësore

Pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë caktohen këta prokurorë dhe oficerë të Policisë Gjyqësore:

1. Z. Elison Sadiku drejtues i Njësisë
2. Znj. Dhorina Theodhori prokurore
3. Z. Altin Gjetani oficer i Policisë Gjyqësore
4. Z. Altin Malaveci oficer i Policisë Gjyqësore

Pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër caktohen këta prokurorë dhe oficerë të Policisë Gjyqësore:

1. Z. Arben Pasho drejtues i Njësisë
2. Z. Gjon Fusha prokuror
3. Z. Asllan Bajrami prokuror
4. Z. Lorenc Merkuri oficer i Policisë Gjyqësore
5. Z. Martin Pali oficer i Policisë Gjyqësore

30 Tetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›