Monika Beluçi pozon me një mik të veçantë
Një yll kinemaje dhe një mik shumë i veçantë. Në numrin e fundit të “Vanity Fair”, Monika Beluçi shfaqet me një piton që peshon 40 kilogramë, i cili mbështillet pas trupit të saj.Fotografitë janë realizuar nga Tyen, drejtori krijues i Christian Dior. “Për pak desh më mbyti- thotë ajo – më shtrëngonte aq shumë sa më mori frymën, kur e rikujtoj tmerrohem...”. Me fotografin ekziston një raport i veçantë që zgjat prej vitesh. “Që herën e parë që bashkëpunuam, rreth njëzet vjet më parë, u dashurova me të –shpjegon Monika – Unë isha modele në atë kohë dhe Tyen ishte i famshëm”. Shërbimet e para, për fat të keq nuk ekzistojnë më, për fatin e saj të keq dhe të fansave gjithashtu. “Preferoj të mos mendoj për fotografitë e para të realizuara. Një seri fotosh ku pozoja nudo dhe më pëlqente vetja shumë. Për fat të keq kanë humbur të gjitha, nuk do t’ia fal vetes. Fotografi nga ana tjetër duket i gatshëm t’ia nisë nga e para (ajo nuk ka ndryshuar pothuajse aspak), por Monika shprehet: “Tyen më shikon gjithmonë njëlloj, më shikon me sytë e dashurisë”.
29 Tetor 2009