E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ina Rama: Hetimet për Gërdecin vazhdojnë

 

Kryeprokurorja nuk ka dhënë detaje nga hetimet për zbardhjen e tragjedisë

TIRANË- Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama nuk ka pranuar të japë detaje në lidhje me hetimin për zbardhjen e tragjedisë së ndodhur në fshatin Gërdec, këtu e një muaj më parë, ku humbën jetën nga shpërthimi 26 persona dhe mbi 300 të tjerë mbetën të plagosur. Gjatë daljes së saj para mediave,ajo është treguar e rezervuar, duke thënë vetëm: "hetimi po vazhdon, nuk ka ndonjë detaj më shumë për këtë ngjarje". Kjo deklaratë u shkëput nga shefja e prokurorisë shqiptare, e cila për të disaten herë iu shmanget pyetjeve të gazetarëve për lidhje me çështje të caktuara që ndodhen për hetim pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Ndërkohë, gjatë paradites së djeshme kryeprokurorja Rama nënshkroi bashkë me Ministrin e Brendshëm urdhrin e përbashkët për mirëfunksionimin e Policisë Gjyqësore. Kjo marrëveshje u nënshkrua nga dy titullarët e këtyre dikastereve në ambientet e hotel "Tirana Internacional". Kjo marrëveshje do të shërbejë për thellimin e bashkëpunimit mes këtyre institucioneve dhepërcaktimin e qartë të kompetencave mes policisë gjyqësore pranë Policisë së Shtetit dhe asaj në Prokurori në luftën kundër krimit."Nënshkrimin e këtij urdhri, drejtuesit do të kenë në dorë si instrument ligjor më të qartë dhe të konsoliduar, i cili do të harmonizojë angazhimet, përgjegjësitë dhe detyrimet brenda strukturës së Policisë Gjyqësore",-tha ministri Nishani. Nga ana e saj, Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama, shprehu vlerësime për nënshkrimin e urdhrit të përbashkët për mirëfunksionimin e Policisë Gjyqësore. Në këtë urdhër përcaktohen qartë e drejta e shërbimeve të Policisë Gjyqësore, për të hetuar veprat penale që referohen prej tyre, si dhe e drejta e prokurorëve për të kontrolluar procesin hetimor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›