Kolumbi- evakuohen 15 mijë persona për shkak të vullkanit
Ringjallja e vullkanit kolumbian Nevado del Huila ka shkaktuar evakuimin e 15 mijë personave nga fshatrat përreth. Autoritete kolumbiane kanë deklaruar se dalja e hirit dhe gazit nga krateri ka qenë ngjarja më e rëndësishme e vitit dhe është bërë shkak për evakuimin e banorëve të fshatrave të ndryshëm.