E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mali i Zi nënshkruan marrëveshjen e liberalizimit të tregut me OBT

 

Bashkimi Evropian dhe Mali i Zi kanë nënshkruar sot marrëveshjen për liberalizimin e tregut, gjë që do të përshpejtojë synimin e këtij vendi për t'u anëtarësuar në Organizatën Botërore të Tregtisë. Mali i Zi synon të anëtarësohet në OBT që në vitin 2004. Marrëveshja me BE-në ka të bëjë me shkëmbimin tregtar. Mali i Zi ka kërkuar të pranohet në Organizatën Botërore të Tregtisë në vitin 2004. Prej atëherë janë hapur bisedimet me anëtarët e kësaj organizate, të cilat pritet të përfundojnë gjatë këtij viti. Pas përfundimit të tyre pritet edhe pranimi i Malit të Zi në OBT

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›