E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompensohen prindërit për tekstet shkollore

 

Përfundoi me vonesë kompensimi i teksteve shkollore për vitin akademik 2007-2008. Ministria e Arsimit deklaron se kjo skemë do të përdoret edhe për vitin e ardhshëm akademik, duke i dhënë fund abuzimit. Kompensimi i teksteve i kalon prindërve dhe nxënësve, dhe jo më shtëpive botuese. Zv/ministri i Arsimit Halit Shamata deklaroi se: "shumica e prindërve i kanë marrë paratë. Vetëm 7% nuk kanë marë paratë dhe brenda kësaj mund të jenë edhe persona që nuk kanë dashur".

Megjithatë janë hasur probleme në Tiranë, kjo për shkak të radhëve të gjata të prindërve, të cilët nuk ishin të pajisur me fatura të teksteve shkollore. Ndërsa nëpër rrethe fondi i kompensimit është shpërndarë plotësisht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›