Shëndeti publik, një program i veçantë për sëmundjet e stinës
Autori i Lajmit: red.
Ndryshimet klimatike dhe shëndeti është një problem i madh, i gjerë dhe i rëndësishëm, i trajtuar tashmë në nivel ndërkombëtar. "Ministria e Shëndetësisë pritet që të fillojë së shpejti një komponent të tillë, në kuadër të Paktit të Stabilitetit për rajonin", - bëri të ditur dje për mediat zv.ministri i Shëndetësisë, Arben Ivanaj. Sipas tij, do të ketë një program të veçantë për këtë problem në kuadër të shëndetit publik. Lidhur me sezonin, pavarësisht temperaturave të larta që po shoqërojnë stinën e vjeshtës, MSH rekomandon zbatimin e këshillave të dhëna nga specialistët për ruajtjen nga virusi i gripit. "Sikurse e kanë bërë prezent specialistët, ne rekomandojmë vaksinimin e disa grupeve të riskuara të popullatës", - tha zv.ministri Ivanaj, sipas të cilit, "në rast infeksioni të gripit apo viruseve në përgjithësi, ajo që rekomandohet është ndjekja e këshillave të mjekëve, sikurse konsultimi me mjekun, konsumimi i sa më shumë lëngjeve të ngrohta, ruajtja nga korentet e erës, ndërsa përdorimi i antibiotikëve të ndryshëm duhet bërë pas një konsulte me mjekët". MSH insiston në zbatimin e atyre rekomandimeve të dhëna nga specialistët e shëndetit publik, që do të rrisë informacionin, duke çuar në një mirëkuptim më të mirë të problemeve praktike. "Është vërtetuar se sa më shumë informacion të ketë popullata dhe i sëmuri në lidhje me sëmundje të caktuara apo dhe në tërësi, aq më mirë është e suportuar sëmundja dhe aq më pak pasoja lë ajo", - tha më tej zv.ministri i Shëndetësisë. Aktulisht, ndryshimet klimatike në vendin tonë janë shoqëruar me ngritje graduale të temperaturave dhe ulje të sasisë së reshjeve vjetore.
Ky lajm është publikuar: 23/10/2008