E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndotja akustike, gjobiten mbi 50 lokale në Tiranë

Autori i Lajmit: red.

Bashkia e Tiranës ka vendosur 55 gjoba në baret e natës, pasi ato kanë prishur qetësinë e kryeqytetit. Kjo nismë u ndërmor për shkak të shqetësimeve të banorëve të kryeqytetit, të cilët ankohen për zhurmat e shumta që këto lokale shkaktojnë gjatë natës, me muzikën shumë të lartë. Burime nga Bashkia Tiranë bëjnë të ditur se ”Strukturat e Policisë Bashkiake kanë gjobitur deri tani 55 lokale, për shkak të zhurmave të forta të natës, pas paralajmerime të shpeshta dhe të përsëritura për pronarët e lokaleve, kryesisht në katet e para të pallateve të banimit, të cilët, më shumë se për qytetarët, mendojnë për bizneset, sidomos në kushtet e larta të konkurrencës". Sipas burimeve edhe pas inspektimeve të vazhdueshme të Policisë Bashkiake dhe kërkesave të qytetarëve për të eliminuar zhurmat nga lokalet, këta sërish nuk morën asnjë masë. Kjo e ka detyruar Policinë Bashkiake të vendosë gjobat, krahas paralajmërimit të fundit, se mosderdhja e tyre në arkën e Bashkisë, do të sjellë deri dhe mbylljen e bizneseve të zhurmshëm". Kanë qenë banorët e zonave të prekura nga zhurmat, që kanë telefonuar në numrin e ankesave pranë Bashkisë së Tiranës, ku thirrjet kanë arritur deri në 800 telefonata në ditë.
Ky lajm është publikuar: 23/10/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›