E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja masive, Apeli burg Delijorgjit e Minxhollit

Tirane- Gjykata e Apelit ka lene ne fuqi masen e sigurise per vepren penale te "vrasjes masive" per Delijorgjin dhe Minxhollin. Pas apelimit te vendimit te bere disa dite me pare ne kete gjykata, togat e zeza kane lene ne fuqi vendimin e dhene nga ana e gjyqtarit Asim Vokshi. Nga ana tjeter gjykata ka shtyre afatet e hetimit edhe 6 muaj te tjere per dy te pandehurit. Mihal Deliorgji, administrator i firmes "Albademil" dhe Dritan Minxholli ish drejtues teknik ne fabrike te Gerdecit, te cilet akuzohen per tragjedine e Gerdecit me 15 mars te ketij viti. Se bashku me ta, Prokuroria e Pergjithshme ka marre nen hetim edhe ish drejtorin e "Meicos" Ylli Pinarin. Mbi ta prokuroria ka ngritur akuzat per "vrasje ne rrethana te tjera cilesuese me shume se dy personave", "rrezikshmerise se jetes se me shume se dy personave dhe rrezikshmerise se jetes se shume personave te tjere" vepra keto te kryera ne bashkepunim. Ndersa mbi ta rendon edhe nje tjeter akuze ajo e "shkelje te rregullave te sigurise mbi lendet plasese, djegese dhe radioaktive".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›