E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maxhoranca miraton paktin me Serbine

Kjo marreveshje e cila ka mbetur pezull ne Komisionin e Sigurise u cilesua si skandal politik nga deputeti i PS-se Pandeli Majko ish-kryeminister. Sipas Majkos ne relacionin e marreveshjes Serbia cilesohet si shtet fqinje nje realitet qe sipas tij mori fund kur Kosova u shpall e pavarur. Shteti serb eshte shtet fqinj per qeverine shqiptare Hapim te gjithe terminologjine perkatese ku thuhet se shtet fqinje quhet kur eshte zone kufitare. Nga pikepamja juridike e zeron ndersa nga pikepamja politike eshte skandal. Jam kunder votimit te kesaj marreveshjeje tha Majko. Por deputetet e PD-se deklaruan se behet fjale per nje marreveshje tip qe Shqiperia e ka bere me te gjitha vendet kufitare e fqinje per te rritur bashkepunimin ne luften kunder krimit te organizuar vecanerisht ne Ballkan ku ende ka rruge transportimi per krimin nderkombetar. Deputeti Enkelejd Alibeaj e ka cilesuar si predikim hipokrit deklaraten e Majkos. udite nuk kane te sosur me opoziten e vajit e cila edhe bazuar ne disa predikime hipokrizie nacionaliste fton te mos votoje nje marreveshje tip e cila eshte miratuar me te gjitha shtetet rrotull Shqiperise e qe ka te beje me luften kunder krimit te paligjshem apo trafikimin e lendeve narkotike tha Alibeaj. Nga ana tjeter deputeti i PS-se Arben Isaraj u shpreh se per kete marreveshje duhet te kete nje mendim nga SHISH-i pasi ka te beje me shkembime informacioni sekrete. Marreveshja eshte nje shkembim te dhenash policore mes dy shteteve. Por si nje marreveshje e tille por eshte e detyrueshme qe mendimi dhe bashkepunimi me SHISH-in te jete i domosdoshem jo per arsye te vete historikut te marredhenieve jo vetem me Serbine por edhe me Ballkanin tha Isaraj.
Ne fund kur marreveshja u votua te gjithe deputetet e PD-se dhane voten pro saj ndersa i vetmi qe votoi kunder ishte deputeti i PS-se Pandeli Majko. Te gjithe deputetet e tjere te PS-se ne Komisionin e Ligjeve votuan abstenim per kete marreveshje. PS Qeveria te parandaloje rastet e pastrimit te parave me lojera fati

Deputetet e PD-se e PS-se debatuan dje ne Komisionin e Ligjeve edhe per disa ndryshime ne ligjin per lojerat e fatit. Sipas ketyre ndryshimeve kompanite duhet te perdorin programe ne gjuhen shqipe ndersa vendos nje formule te re tatimi per kompanite sportive duke i tatuar me 25 per qind te fitimit dhe jo 5 per qind te xhiros sic ka qene. Por deputeti i PS-se Saimir Tahiri u shpreh se Qeveria duhet te dergonte ne Kuvend nje projektligj qe te parandaloje mafien e huaj te vije ne Shqiperi e te pastroje para nepermjet lojerave te fatit. Duke iu referuar rastit te fundit te Albino Prudeninos e duke iu referuar ketij biznesi delikat Tahiri tha se duhen ndryshime ne ligj per garanci. Une prisja qe sot Qeveria te vinte me ndryshime ne ligj per te parandaluar zaptimin e lojerave te fatit ose te ketij biznesi nga perfaqesues te mafies te organizuar nderkombetare. Kjo nisur nga rasti i fundit kur nje perfaqesues i spikatur i mafies italiane ushtronte aktivitetin ne Shqiperi ne fushen e lojerave te fatit per te pastruar leket ne ortakeri me perfaqesues - ministra te Qeverise. Nese duhej te vinte nje ndryshim do te duhej te kishte te bente me pastertine e figurave te atyre qe vijne te investojne ne Shqiperi ne biznese te tilla tha Tahiri. Ai u kundershtua nga deputetet e PD-se ndersa ne fund deputetet e opozites votuan kunder projektligjit por ai u miratua me voten e shumices se demokrateve ne komision. Debati ne Komision

Pandeli Majko Tani po bej nje pyetje per koleget. nderhyjne Alibeaj e deputetet e PD-se Ndonje karagjoz edhe mund te mos pergjigjet. Shteti serb eshte shtet fqinj per qeverine shqiptare Hapim te gjithe terminologjine perkatese ku thuhet se shtet fqinje quhet kur eshte zone kufitare. Tek neni shtate thuhet se ne baze te pozicioneve qe kane marre shtetet dy qeverite perkatese kjo marreveshje nuk mund te firmoset per shkak se sic thuhet ne nenin 7 nje shtet mund te terhiqet nga marreveshja nese shkelet siguria sovraniteti. Tani ju e dini qe shteti shqiptar ka njohur pavaresine e Kosoves ndersa shteti serb e njeh Kosoven si pjese te sovranitetit te vet territorial. eshte kjo marreveshje e firmosur nga Lulolash Basha Nga pikepamja juridike e zeron ndersa nga pikepamja politike eshte skandal. Jam kunder votimit te kesaj marreveshjeje dhe ftoj koleget te mos e votojne.
Enkelejd Alibeaj udite nuk kane te sosur me opoziten e vajit e cila edhe bazuar ne disa predikime hipokrizie nacionaliste fton te mos votoje nje marreveshje tip e cila eshte miratuar me te gjitha shtetet rrotull Shqiperise e qe ka te beje me luften kunder krimit te paligjshem apo trafikimin e lendeve narkotike. Nuk e kuptoj se si mundet nje opozite e majte te beje nje konfondim te tille midis nje nacionalizem politik te pavend thjesht per te prekur zemrat e shqiptareve me nje lufte qe eshte kaq e rendesishme si per ne ashtu edhe per shtetin serb. Sigurisht qe ne nuk e konfondojme faktin qe Kosova eshte shtet me vete. Duke mos dashur te mos mohoj kontributin te asnje individi i cili predikon apo kompleksohet sa here degjon emrin Serbi. Do te ishte politikisht jo korrekte te keshillosh te mos votosh nje marreveshje te tille qe besoj se do te ishte nje turp.
Gent Strazimiri Mund tu them qe Shqiperia ka nenshkruar marreveshje me te gjitha vendet kufitare dhe fqinje e cila nuk eshte e njejta gje per te realizuar mbylljen e rrugeve te krimit ne rajon. Si informacion mund te them qe lidhjet e krimit serb edhe atij shqiptar kane qene lidhjet me te forta te krimit madje edhe gjate luftes se Kosoves. Duhet pare me seriozitet dhe jo me ngjyra patriotike apo per te bere propagande patriotike.
Arben Isaraj Marreveshja eshte nje shkembim te dhenash policore mes dy shteteve. Si nje marreveshje e tille eshte e detyrueshme qe mendimi dhe bashkepunimi me SHISH-in te jete i domosdoshem jo per arsye te vete historikut te marredhenieve jo vetem me Serbine por edhe me Ballkanin. Kjo marreveshje i sherben policise shqiptare por cfare ndodh me te dhenat sekrete

Erald Kapri

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›