E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Çmimet, të mbështetet prodhimi vendas

• Nënsekretari për Programin Politik në Partinë Socialiste, Ilir Beqja, kërkoi dje një mbështetje më të madhe për prodhimin vendas bujqësor, si dhe më shumë fonde kompensuese për shtresat në nevojë.Duke iu referuar rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore, Beqja konstatoi se "rritja e premtuar e pensioneve në muajin korrik 2008, mbulon vetëm efektet e vitit 2007". "Në programin e ri të PS, skema e kafshatës do të zëvendësohet me zhvillimin e kohezionit social në shoqërinë shqiptare. Prej vitesh kemi rritje të qëndrueshme të GDP-së me 5-6 për qind në vit, por kjo rritje nuk është shoqëruar me ulje të numrit të familjeve të varfra", tha Beqja. Partia Socialiste shpreh shqetësim për qëndrimet kontradiktore të zyrtarëve të lartë të qeverisë. Sipas Beqjajt, "nga një anë thuhet që rritja e drithërave është ndërkombëtare dhe nga ana tjetër qeveria thotë që do të presë se mos dukuria është kalimtare". "Në mënyrë jotransparente, Instituti i Statistikave në dhjetor 2007 peshën specifike të ushqimeve në shportën e mallrave bazë e uli nga 41% në 37%. Në mënyrë joprofesionale këtë ndryshim e bëri në muajin e fundit të vitit financiar", tha Beqja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›