Policia kap hajdutet e banesave
TIRANE - Shtate persona jane arrestuar per vepren penale te vjedhjes ne dy aksione te kryera gjate dites se djeshme nga Policia e Tiranes, nderkohe qe nje pjese e tyre kane qene perserites te ketij krimi. Policia tha se, 11 vjedhje jane bere nga persona te cilet ndodhen te ndaluar, nderkohe qe tre te rinj jane arrestuar ne flagrance, duke vjedhur ne rrugen "Xhorxh Bush" dhe ne bulevardin "Zhan D'Ark". Burimet zyrtare thane gjate dites se djeshme se, uniformat blu te kryeqytetit thane se kane vene ne pranga kater persona gjate operacionit te koduar "Sharra". Per te kater personat eshte dokumentuar teresisht implikimi i tyre ne 11 vjedhje.Nje tjeter operacion i policise ishte ai i koduar "Kriko". Gjate ketij aksioni u arrestuan J. A., 14 vjec, banues ne Lezhe, Dianos Marku, 18 vjec, i denuar me pare per vjedhje dhe Agron Zylfo, 33 vjec, lindur dhe banues ne Ibe, komuna Berzhite, i denuar dy here per vjedhje. A. C