E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perfundojne hetimet per Ben Qimen

TIRANE - Prokuroria e Tiranes ka mbyllur hetimet dhe ka derguar per gjykim dosjen ne ngarkim te Arben Isufit, te njohur dhe si "Ben Qimja". Dje eshte hedhur shorti ne Gjykatwn e Tiranws, e dosja i ka rene gjyqtares, Fatmira Hajdari, e cila pritet qe te caktoje dhe seancen e pare gjyqesore. I njohuri si "Ben Qimja", akuzohet nga drejtesia shqiptare per vrasjen e Piro Kociu. Kjo ngjarje ka ndodhur me daten 12 gusht te vitit 2002 ne rrugen "Him Kolli" ne Tirane, pak metra nga "Rruga e Kavajes" dhe "Samsungut". Nje prej te shoqeruarve shtate vite me pare ishte edhe Arben Isufi. Por edhe pse ne dosjen e policise krimi i faturohej 37-vjecarit, ku motivi ishte larja e hesapeve pas mosmarreveshjeve per trafiqet e droges, ai u la i lire, per tu arrestuar, me 10 qershor te vitit te kaluar. Prokuroria ka si prova gjyrme te gishterinjve te cilat jane gjetur ne vendngjarje, dhe pas verifikimeve me analizat e ADN-se jane te njejta me ato te Ben Qimes. R. C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›