Berisha: Pavaresi gjyqesorit, respektim i te drejtave te qytetareve
Kryeministri Sali Berisha i eshte pergjigjur mbreme interesimit te medies ne lidhje me denimin e dhene nga Gjykata e Vlores per kryebashkiakun e Himares, Vasil Bollano. "Une kam dhene nje pergjigje e cila eshte e afishuar ne Web-in e Kryeministrise, e cila trajton si ceshtjen e pavaresise se pushtetit gjyqesor dhe respektimin e lirive te te drejtave te qytetareve, perfshi ketu dhe te drejtat politike. Pra, une kam dhene pergjigje te plote per kete pyetje", tha kryeministri i pyetur nese ky denim kishte nje prapavije politike ne prag te zgjedhjeve dhe vizites se homologut grek, Kostas Karamanlis.