E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptaret, jo me klandestine

Artan Cena

TIRANE - Brigjet shqiptare, jane bere te sigurta dhe nga to nuk niset asnje emigrant klandestin. Ministri i Brendshem i Italise, e ka pergezuar punen e policise shqiptare ne lidhje me eliminimin e trafikut klandestine, duke deklaruara se "nga brigjet e Shqiperise dikur kishte emigracion ilegal masiv, aktualisht ky emigracion eshte ne kuotat zero". Por i ndryshem ka qene mendimi se nga Shqiperia vazhdon emigrimi. "Vazhdon emigracioni ilegal nga Shqiperia, vetem shqiptare dhe jo qytetare te tjere, por me kete vend kemi marredhenie shume te mira bashkepunimi, lidhur me kontrollin e alternuar te kufirit te perbashket", tha ne fjalen e tij. Deklaratat e perfaqesuesve te dy shteteve fqinje te Shqiperise, u bene ne Itali gjate nje konference ndermesdhetare mbi emigracionin dhe sigurine e kufijve.

Ne kete konference moren pjese drejtuesit e Policise Kufitare, te te gjitha vendeve Mesdhetare si dhe disa vende te Afrikes dhe Azise. Konferenca u hap nga drejtori i Policise Kufitare dhe Migracionit te Italise, prefekti Rudolfo Ronconi. Me pas ajo u pershendet nga drejtori i Pergjithshem i Policise Italiane, Antonio Manganelli si dhe ministri i Brendshem, Roberto Maroni. Ne pershendetjen e tij, ministri i Brendshem Italian, Roberto Maroni foli rreth fenomenit te emigracionit ilegal ne drejtim te Italise dhe si rruge zgjidhje te ketij fenomeni permendi rastin e Shqiperise, ku ai me nota pozitive theksoi se nga brigjet e ketij vendi, dikur kishte emigracion ilegal masiv, aktualisht ky emigracion eshte ne kuotat zero. Kete rast te Shqiperise, e permendi ne diskutimin e tij edhe drejtori i Pergjithshem i ICPMD. Gjate dy diteve te konferences, folen delegate nga shume vende dhe nga diskutimet e tyre, u pervijuan drejtimet e flukseve ilegale emigratore nga vendet e Azise e Afrikes, ne drejtim te Evropes.

Nga diskutimet e vendeve te origjines, te transitit te destinacionit u pervijuan disa drejtime. Sipas tyre, rruga e pare eshte Pakistan, Iran, Turqi, Greqi, Itali. Me pas, emigrantet kalojne dhe rruget Turqi, Maqedoni, Kosove, Serbi, Hungari, (ata qe vijne vende te ndryshme aziatike) dhe Turqi, Greqi, Itali. Nderkaq qe vendet e ndryshme te Afrikes, e bejne rrugen ndermjet Libise me qellim per te mberritur me pas me gomone ne Itali. Nderkaq qe emigrantet mberrijne dhe ne Spanje. Keshtu shume vende te Afrikes, bejne rrugen deri ne ishujt Kanarie dhe me pas mberrijne ne Spanje. Perfaqesuesi grek, vuri ne dukje se nga Turqia shkonin drejt vendit te tij afgane, kineze, irakiane, pakistaneze, indiane, nepaleze etj. Nderkohe qe i derguari hungarez tha se, ne drejtim te vendit te tij, nga Greqia nepermjet Maqedonise, Kosoves dhe Serbise vinin qytetare nga Afganistani. Gjate gjithe diskutimeve te paraqitura ne harte, u vu re dhe u provua qarte se harta e Shqiperise ishte teresisht jashte kalimit te emigracionit ilegal, ne drejtim te vendeve te BE-se.

Rruget e trafikut

Pakistan, Iran, Turqi, Greqi, Itali

Turqi, Maqedoni, Kosove, Serbi, Hungari

Turqi, Greqi, Itali

Vende te Afrikes, Libi, Itali

Vende te Afrikes, ishujt Kanarie, Spanje


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›