Listat e PS dhe PD, sot miratimi në KQZ
Autori i Lajmit: red.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë për sot diskutimin në një mbledhje të posaçme të tij, nëse do të vlerësohen si të ligjshme listat me emrat e 140 kandidatëve për në zgjedhjet e 28 qershorit paraqitur nga dy partitë e mëdha, PD dhe PS. Për këtë arsye, nuk dihet ende qëndrimi që do të mbajë Komisioni Qendror Zgjedhor në lidhje me shkeljen e afateve kohore të dorëzimit të listës së kandidatëve nga Partia Socialiste, pra, nëse do ta pranojë listën e saj apo jo. Ndërkohë që nuk kanë munguar dhe diskutimet për vonesat e socialistëve. Drejtoresha juridike e KQZ-së, Pasku pohoi dje gjatë mbledhjes se Partia Socialiste e paraqiti me vonesë listën e saj shumëemërore të kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 28 qershorit. Ky koment u kundërshtua nga përfaqësuesi i PS-së në KQZ, Genci Gjonçaj i cili dorëzoi dhe listën e 140 kandidatëve. Ai tha se vonesa ishte për “shkaqe teknike”. Konkretisht sipas tij vonesat kishin të bënin me plotësimin e dokumentacionit të dosjes së secilit prej kandidatëve për deputetë. Gjonçaj pohoi më tej se PS ka shkelur afatet ligjore po aq sa PD sepse dhe demokratët e dorëzuan me vonesë listën e tyre. Sipas tij problemi lindi që në momentin e shtyrjes së afatit të parë që ishte ora 20:00 e datës 19 maj dhe kjo gjë u bë nga KQZ. PS i ka dorëzuar listat vetëm dje në mëngjes ndërsa PD në mesnatën e së martës kur kishin kaluar pak minuta nga afati zyrtar. Ndërkohë që një tjetër parti që ka shkelur afatet duket se janë dhe republikanët. Burime nga PR pohojnë se për shkak të problemeve me dokumentacionin listat e saj kanë mundur të dorëzohen vetëm paraditen e djeshme. Në rendin e ditës të mbledhjes së djeshme të KQZ-së, ishte parashikuar shqyrtimi i projekt-vendimit: “Për mbledhjen, administrimin dhe publikimin e informacionit për procesin e numërimit të votave për zgjedhjet për Kuvendin 2009” , Shqyrtimi i projekt - vendimit: “Për kohën e transmetimit për partitë politike në TV Publik”. Të dyja këto vendime u shtynë.
Ky lajm është publikuar: 21/05/2009