E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turi i krereve kosovare ne SHBA

Kryeministri, Presidenti dhe ministri i Jashtem i Kosoves, gjate qendrimit ne Uashington kane pasur takime me ambasadore, nga dhjetera shtete te Afrikes, Azise, Lindjes se Mesme dhe Evropes si Gaboni, Kenia, Sao Tome dhe Principe, Bahreini, Katari, Arabia Saudite, Ruanda, Togo, Iraku, Franca, Papa Guinea e Re, Fixhi, Japonia, Malajzia, Barbadosi, Vatikani, Panama, Cekia, Britania e Madhe, etj. Presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaci kane kerkuar nga keta diplomate nderkombetare, qe shtetet e tyre te njohin sa me shpejt pavaresine e Kosoves, kane thene zyrtare te qeverise ne Prishtine. Takimet qe kane per qellim lobimin per njohje te reja per Kosoven, do te vazhdojne edhe ditet e ardhshme, jo vetem ne Uashington por edhe ne Nju Jork.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›