Ina Rama “dyllos” dosjen “Rrëshen-Kalimash”, konfirmon tërheqjen
Kryeprokurorja deklaroi dje se vendimi i Gjykatës së Lartë është i formës së prerë. Prokuroria pati mundësi të rishqyrtonte dosjen e miliona eurove të shpërdoruara
Habjon Hasani
Tiranë - Prokuroria e Përgjithshme është tërhequr nga dosja e rrugës “Durrës-Kukës”. Kryeprokurorja Ina Rama u prononcua dje për herë të parë pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila e mbylli këtë çështje për shkak të skadimit të afateve të hetimit. Pavarësisht zërave se po përgatiste një tjetër pistë hetimi për këtë çështje, ka qenë vetë kryeprokurorja që ka deklaruar se vendimi i Gjykatës së Lartë është i formës së prerë. Në këtë mënyrë merr fund shpresa se një abuzim i pretenduar nga Akuza prej qindra milionë eurosh do të mund të futet për gjykim për sa kohë që në organin e akuzës do të drejtojë zonja Rama. Prokuroria e Përgjithshme kishte dy mundësi ligjore për t’iu kundërvënë vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila bllokoi gjykimin e ministrit Basha për shkak se ai ishte thirrur i pandehur pas skadimit të afateve hetimore. Prokurorët e çështjes janë duke shqyrtuar mundësinë e kalimit të dosjes në Gjykatën Kushtetuese. “Kjo ngelet si mundësi, pasi me këtë vendim Gjykata e Lartë i hap rrugë zbatimit të së njëjtës praktikë edhe për çështje të tjera. Pra kjo do të thotë se Gjykata e Lartë mund të operojë në të njëjtën mënyrë duke anuluar aktet e marrjes si të pandehur të personave pas skadimit të afateve hetimore. Kjo për ne është një gjë e pakuptimtë, pasi të drejtën e marrjes së pandehur Prokuroria e ka edhe gjatë gjykimit të çështjes, e jo më fazën e ndërmjetme, mes hetimeve dhe fillimit të gjykimit. Ne mund t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për ta sqaruar këtë moment. Mendojmë se kemi një armë të fortë në avantazhin tonë, që lidhet me vendimet paraardhëse të Gjykatës së Lartë, e cila asnjëherë më parë (përveç rastit ‘Basha’), nuk e ka anuluar aktin e marrjes si të pandehur kur ky akt është bërë pas skadimit të afateve hetimore”, - i tha pak kohë më parë “Albania”-s një burim nga organi i akuzës, por duket se këtyre planeve u është vënë kryqi së fundi.
Përplasja
Prokurorët e dosjes “Rrëshen-Kalimash” e shpallën të pandehur ish-ministrin e Transporteve, Lulzim Basha, në një periudhë kur hetimet zyrtare kishin përfunduar dhe kur kërkesa e tyre për shtyrje të afateve hetimore u rrëzua nga gjykatat. Ky fakt i shërbeu Gjykatës së Lartë për të pezulluar tërësisht hetimin dhe për të “ngrirë” çështjen e hetimit të abuzimeve me rrugën “Durrës-Kukës”. Por “Albania” është njohur me 3 vendime të tjera të të njëjtit trup gjykues, që të paktën në 3 raste të tjera, për çështje të ndryshme, ka trajtuar ndryshe të njëjtin problem. Pra nuk i ka parë si thelbësore hetimet që ka kryer organi i akuzës gjatë periudhës kur afatet zyrtare të hetimit kishin skaduar dhe kur organi i akuzës ka kërkuar shtyrjen e tyre. Në të tria gjykimet në fjalë kanë qenë prezent në trupin gjykues dhe gjyqtarët Spiro Spiro dhe Besnik Imeraj. Më konkretisht, bëhet fjalë për Vendimin nr. 536 të datës 13 korrik 2005, Vendimin nr. 430, datë 16 korrik 2003 dhe Vendimin nr. 778 të datës 20 dhjetor 2006. Vendimi i vitit 2005 është dhe më arbitrari dhe pikërisht këtij vendimi po i referohet dhe gazeta për të përshkruar qëndrimin e gjyqtarëve.
Mundësitë
Rihetim
Prokuroria e Përgjithshme kishte dhe një tjetër rrugë për të rinisur gjykimin e çështjes. Kjo lidhet me një hetim të dëmeve të kryera në avancë apo në një përllogaritje të dëmit total. Prokurorisë do t’i duhej të merrej vetëm me abuzimet e konstatuara në gërmimet e dheut (të cilat vazhdojnë edhe sot), për ta përdorur si shkëndijë të rihetimit. Shifrat zyrtare të gërmimeve dhe mbushjeve të dheut, të publikuara nga Ministria e Transporteve për aksin “Rrëshen-Kalimash”, rezultojnë fiktive dhe të pavërteta, ndërsa përllogaritjet për dëmin financiar që shkaktojnë këto deklarime janë kolosale. Gazeta “Albania” mori pak kohë më parë të dhënat mbi sasinë e gërmimeve të shpallura publikisht nga Ministria, duke i konsultuar ato me njërën prej studiove inxhinierike në Tiranë, për të bërë zbërthimin analitik të këtyre shifrave (të gërmimeve) duke iu referuar parametrave dhe karakteristikave zyrtare të kësaj rruge. Përllogaritja e studimit është bërë në dy variante. Në njërin rast është parë rezultati vetëm duke përllogaritur në bazë të volumit të gërmimeve, ndërsa në rastin tjetër janë përllogaritur sasitë e deklaruara të gërmimeve dhe mbushjeve së bashku. Në të dyja rastet, rezultatet kanë qenë spektakolare. Sipas këtyre të dhënave të zbërthyera i bie që me të dhënat e Ministrisë (për gërmime + mbushje dheu), të jetë gërmuar në të gjithë gjatësinë e rrugës 37.3 m në thellësi. Pra i bie që përgjatë gjithë aksit “Rrëshen-Kalimash” të jetë gërmuar në thellësinë e 15-katëshit të Tiranës! Një rezultat i habitshëm ky dhe që rezulton shumë larg realitetit të punimeve në terren. Por edhe në rastin e dytë, kur nuk janë llogaritur mbushjet (por vetëm gërmimet), rezulton se është gërmuar përgjatë gjithë aksit “Rrëshen-Kalimash” në thellësi rreth 27 metra! Sërish një rezultat i pamundur, sipas inxhinierëve të ndërtimit.
Prokuroria, e implikuar dhe në skandalin e firmës “TDC”
Prokuroria e Përgjithshme ka preferuar të ngelet e paragjykuar, pa dhënë asnjë lloj shpjegimi lidhur me (mos)verifikimet e saj për firmën “TDC”. “Albania” informoi ekskluzivisht rreth një javë më parë mbi ekzistencën e kësaj kompanie, ndërsa po para një jave Prokuroria i drejtoi QKR-së një kërkesë zyrtare për të verifikuar të dhënat mbi kompaninë “TDC”. Por, sikurse treguan dokumente të tjera të dala nga dosja e Prokurorisë për çështjen “Gërdeci”, organi i akuzës kishte sekuestruar që në muajin tetor 2008 dokumente zyrtare, të cilat denonconin qartësisht rolin e kësaj firme në ndërtimin e paligjshëm dhe pa leje që “TDC” i bëri Fabrikës së Gërdecit. Nga tetori 2008 deri në prill 2009 (para një jave) bëhen gati gjashtë muaj. Fillimisht Prokuroria deklaroi para një jave se sapo ishte njohur me ekzistencën e kompanisë, por kur në media u paraqitën fakte që provonin të kundërtën, organi i akuzës refuzoi të komentonte mbi mos hetimin e saj për gjashtë muaj. Në përpjekje për të kuptuar më shumë mbi atë që mund të ketë ndodhur me trajtimin e kësaj kompanie për gjashtë muaj në zyrat e Prokurorisë, “Albania” konsultoi ekspertë ligjorë. Sipas ekspertëve, që nga momenti i sekuestros së dokumenteve në tetor, Prokuroria duhet të kishte sqaruar çdo element që shfaqej i dyshimtë në ato dokumente. Por nuk ndodhi kështu. Ndonëse Prokuroria zotëronte një raport sekret të Policisë Ushtarake, që denonconte rolin e firmës në ndërtimin e fabrikës, Prokuroria për gjashtë muaj me radhë nuk bëri asnjë verifikim për të mësuar se kush ishin personat pas kësaj firme, apo se ku i gjente garancitë kjo firmë për të ndërtuar qetë-qetë e pa asnjë leje brenda një reparti ushtarak.
23 Prill 2009