Lindsi Lohan, në teatër me rolin e një striptisteje
Si ju duket Lindsi Lohan në rolin e një striptisteje seksi? Ëndrra e miliona meshkujve mund të bëhet realitet, nëse u referohemi projekteve të fundit lidhur me aktoren Lohan. Ajo në fakt duket se e ka vlerësuar pozitivisht idenë për të recituar në “Peepshow”, një spektakël i vënë në skenë në Las Vegas. 22-vjeçarja, ditët e fundit është kontaktuar nga regjisori Xherri Miçell, për të interpretuar rolin e protagonistes përkrah ish-anëtares të “Spice Girls”, Mel B. Shfaqja e parë është mbajtur më 18 prill, megjithatë duket se Keli Monako, ish-ylli pornografik dhe e para femër që ka luajtur këtë rol, nuk duket e gatshme ta çojë deri në fund aventurën. Producentët menjëherë kanë kërkuar një zëvendësuese dhe më e përshtatshme sigurisht ishte Lindsi Lohan. Në spektaklin e parë, bukuroshja ka qëndruar disa minuta më tepër me regjisorin. Ky mund të jetë rasti i përkryer për të treguar cilësitë e saj në recitim, duke i dhënë jetë karrierës që kohët e fundit e ka lënë pothuajse pas dore. Sipas burimeve të ndryshme, Lohan nuk e ka fshehur kurrë pasionin e saj për spektatorët e një moshe më të rritur. “Nëse do të merrja një ofertë interesante dhe të majme, me siguri që do të pranoja”,- mësohet të ketë thënë ajo. Nuk na mbetet veçse të presim lajmin zyrtar, për të parë më pas aktoren seksi dhe format e saj trupore, falë një garderobe veshjesh intime, që po bën të ëndërrojnë spektatorët e shfaqjes. Emri i Lindsit nuk është i vetmi në listë. Ajo duhet të përballet me modelet Bruk Burk dhe Holli Madison, ish-e dashura e mbretit të “Playboy” Hug Hefner.
22 Prill 2009